PD, Bylykbashi: Vangjush Dako duhet të arrestohet pa vonesë

12:46 | 09/11/2018

Edhe sot opozita kërkoi arrestimin e kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako. Deputeti Oerd Bylykbashi nga foltorja e Partisë Demokratike tha se përgjimet e dosjes 339 kanë faktuar lidhjet e vazhdueshme të Dakos me bandat, të cilat sipas opozitës, po shpërblehen për vjedhjen e zgjedhjeve duke iu dhënë sot tendera, licenca e leje ndërtimi.

Oerd Bylykbashi: “PD kërkon arrestimin dhe gjykimin pa vonesë të Vangjush Dakos. Faktet e krimit elektoral të Vangjush Dakos janë të qarta dhe për këtë kirm duhet të jetë në burg.përgjimet e dosjes 339 kanë faktuar se Vangjush Dako është në komunikim të vazhdueshëm me bandat para, gjatë dhe pas zgjedhjeve. Janë pikërisht këto banda që sot po marrin tendera, licnesa dhe leje ndërtimi në Durrës. Dosja 339 provon mudelin e marrjes së pushtetit nga Edi Rama nëpërmjet shkembimit të pasurive publike tek bandat, për votat e blera apo të llogaritura nga këto banda për llogari të tepsisë së Edi Ramës. Vangjush Dako duhet të arrestohet pa vonesë. Çdo ditë në liri ai shkatërron provat dhe manipulon dëshmitarët, i ndihmuar plotësisht nga Kryeminsitri i vendit Edi Rama. Krimi elektoral ka bllokuar rotacionin demokratik të pushtetit dhe qeverisjen e shtetit të së drejtës. Në Shqipëri s’ka për të pasur drejtësi dhe as luftë kundrë krimit dhe asnjë zhvillim normal pa u ndëshkuar krimi elektoral që mban sot në pushtet ilegjitimisht Edi Ramën.”/abcnews.al




Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono