PD: Buxheti 2019 nuk rrit pagat dhe pensionet

15:19 | 11/12/2018

Rritja e pagave jo reale, mungesa e indeksimit te tyre dhe pensioneve dhe risku i krijuar per shkak te kontratave te Partneritetit Publik Privat japin një pasqyrë aspak të mirë për financat e vendit në vitin e ardhshëm. Kjo sipas kreut të LZHK-së Dashamir Shehi dhe demokrates Jorida Tabaku të cilët në një intervistë për ABC News e shohin projekt-ligjin për buxhetin 2019 si pasqyrë të asaj që konsiderojnë si krizë të thellë ku ndodhet vendi.

Miratimi i buxhetit për vitin e ardhshëm në mungesë të debatit parlamentar për shkak të bojkotit të opozitës, nuk është produkt i mungesës së ksaj të fundit në proces, por vetëm vijim i filozofisë së mazhorancës sipas demokratëve dhe aleatëve të saj.

Jorida Tabaku, deputete e PD: “Duke filluar nga 2013 PD ka përgatitur amendamente. Të gjitha të refuzuara me votë, të gjitha pa lejuar fare diskutimin. Në qoftë se për 5 vite me rradhë kemi patur një sjellje dhe kemi qenë konstruktivë dhe kemi dhënë alternativën tonë. Mendon se do të ndryshonte ndonjë gjë po të bënim të njëjtën gjë edhe këtë vit?!…”

Dashamir Shehi, kryetar i LZHK: “Ne jemi në një situatë të jashtëzakonshme. Situata e jashtëzakonshme kërkon masa të jashtëzakonshme. Kështu që nga kjo pikëpamje, për të denoncuar këtë buxhet nuk na ka penguar mungesa e parlamentit.”

Për kreun e Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar Dashamir Shehi situata është e thjeshtë për tu përgjithësuar.

Dashamir Shehi, kryetar i LZHK: “Ky njeri nëpërmjet koncesioneve ka marrë direkt 150 milionë ëtij buxheti që mund tu përdorte për gjëra të tjera vit për vit do të vazhdojë t’ja marri këtë punë edhe 15 vite të tjera me radhë. Ka firmosur letrat që ky do të marri paratë e shqiptarëve jo këtë vit dhe vitin që vjen por edhe 10-12 vjet të tjera.”

Jorida Tabaku, deputete e PD: “Kontratat koncesionare të partenritetit publik privat kanë pasur një rritje të jashtëzakonshme vitet e fundit. Ishin 70 milionë euro para dy vitesh, shkuan 90, këtë vit shkuan 100-160 mendohet pas 3 vitesh që janë një rrezik shumë i madh kosto vjetore. Ndërkohë që në total ato që kanë firmosur deri më sot janë 2.2 miliardë euro. Ky është një rrezik i jashtëzakonshëm fiskal për Shqipërinë sepse është 12% i PBB i cili nuk po llogaritet në borxh. Detyrime të gjitha për tu pahuar nesër”.

Detyrime kto të cilat shlyhen nga paratë e taksapaguesve, të cilët sipas Tabakut, prej vitit 2013, i paguajne shtetit 1.9 miliardë euro më shumë në formën e taksave dhe tatimeve që rriten prej 5 vitesh tashmë, pa u shoqëruar me rritje pagash.

Jorida Tabaku, deputete e PD: “Një rritje pagash me thuajse 30% do e zgjidhte situatën, duke pasur parasysh qe çdo vit nuk janë rritur”.

Por buxheti 2019 i miratuar në parlament ditën e hënë parashikon një rritje prej 7% të pagave, e pamjaftueshme kjo as për të balancuar rritjen e taksave në këto vite të qeverisjes së Rilindjes.

Jorida Tabaku, deputete e PD: “Në 5 vite kto paga nuk janë indeksuar as me normen e inflacionit. Sipas INSTAT ka pasur për here të parë në 15 vite ulje reale të pagës”.

Dashamir Shehi, kryetar i LZHK: “Këta u bënë 6 vjet dhe po rrisin pagat 7%. Këto po kompensojne inflacionin që rrotullohet në 2% në vit, as atë nuk e kanë mbërrit të kompesojnë humbjet jo më të pretendojmë se ka rritje reale page. Po marr njeë pagë 30,000 me 7% rritja është 20 mijë lekë, kaq e parëndësishme dhe pa influencë
Rrëzimin e propozimit për heqjen e tatimit mbi fitimin për pagat deri në 40,000 lekë të reja, me pretendimin se dëmtohen financat e shtetit”.

Dashamir Shehi, kryetar i LZHK: “Kjo është të nxjerrësh dhjamë prej pleshtit. Zoti Ahmetaj dhe zotërinjtë e tjerë duhet ti bledhin taksat në sektorë të tjerë. Këtu ka kompani nafte që i kanë borxh shtetit nga 60-70 milionë”.

Pretendimin e ministrit të Ekonomisë dhe Financave Arben Ahmetaj se alternativa e opozitës, për taksim të sheshtë 9%, do të rrisë taksimin e fashës 30,000 deri në 40,000 lekë, Tabaku në rastin më të mirë e quan mashtrim, e në atë më të keq, padituri në llogari.

Jorida Tabaku, deputete e PD: “Nga 30 mijë taksa ka qënë 10% sot ajo paguhet 13% …13% dhe 23% jan më të larta se 9% sepse ka një fashë të mbrojtur 0 ne 30… Kjo fashë nëse llogarisim diferencën sipas propozimit të PD tatohet 4%…duke hequr diferencën në të dyja rastet, 5.5% është më e lartë se 4%”.

Por për Dashamir Shehin edhe pse alternative e opozitës paraqet një ndryshim të madh pozitiv krahasuar me atë të praktikuar prej 5 vitesh nga mazhoranca aktuale, vendi përballet me një emergjencë kombëtare që kërkon vendime drastike.

Dashamir Shehi, kryetar i LZHK: “Ka nëvojë shëndetësia, arsimi por ka më shumë nevojë Shqipëria. Nqs do e kisha unë buxhetin do rrisja rrogat që të kontribuojmësado pak në bllokimin e fluksit migrator që po merr pjesën më të madhe të shqiptarëve të mirë profesionistë. Mjafton një elektriçist, një hidraulik një marangoz i duhet Shqipërisë dhe nuk i ka me. Këte vit 20% pastaj 3 vjet nga 15% brenda një dekade ti afrohemi nivelit, mirpo ky hall po nuk e zgjidhën dhe këto 4-5 vjet nuk ka më kthim. Të gjithë formulën për të bllokuar hemoragjinë njerëzore që nuk kthehet më pas, po u shkatërrua struktura nga ana demografike këtu s’do ketë më para për pensionet”.

Shqetësimin e djeshëm të opozitës për borxhin e pallogaritur të PPP-ve sot e ngre Fondi Monetar Ndërkombëtar, thekson Tabaku; atë të taksave të ngritura qytetarët dhe bizneset; akuzat e djeshme të opozitës për rritjen e tarifave universitare sot e brohorasin studentët në protesta, tregues se denoncimet e opozitës janë reale e jo thjesht deklarata politike, përfundon Tabaku./abcnews.al




Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono