PD akuza Veliajt: Ndryshoi planin urbanistik që të ndërtojë trafikanti Bego

15:47 | 22/12/201815:470

Bashkia e Tiranës sipas Partisë Demokratike ka ndryshuar planin urbanistik me qëllim favorizimin e projektit  60 milionë euro për ndërtimin e pallateve të trafikantit ndërkombëtar të drogës, Edmond Bego. Përmes zëdhënëses Zhupa dhe Këshilltarit Ligjor, Bardhi opozita thotë se Bashkia e Tiranës ka miratuar fazën e parë të pajisjes me leje për këtë projekt.

Kanë dalë t’i kundërpërgjigjen me dokumeta kryetarit të Bashkisë Erjon Veliaj.

“Do t’ju provojmë me dokumenta zyrtarë se Erion Veliaj ka mashtruar dhe se bashkia e tij e ka miratuar fazën e parë të pajisjes me leje ndërtimi për këtë projekt”. 

Partia Demokratike publikon një material video i cili është autentik sipas tyre i marrë nga sistemi elektronik i Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit, ku tregohet se prona që detyroi ndryshimin e palnit urbanistik të Tiranës dhe projektin për lumin e lanës ndodhet pranë unazës së re.

“Sistemi nxjerr zbuluar mashtrimin e Erion Veliajt se gjoja në atë truall nuk ka asnjë projekt për ndërtim pallatesh.  Kjo është arsyeja e vërtetë pse ai hesht dhe nuk u shpjegon qytetarëve të Tiranës pse ai ndryshoi Planin Urbanistik të Tiranës dhe rrjedhën e Lumit Lana”.

Ndryshimi i Lumit të Lanës për të favorizuar një projekt rezidencial luksoz 60 milionë euro, nuk është afera e vetme e Erion Veliajt në krye të Bashkisë së Tiranës thotë këshilltari ligjor i Partisë Demokratike.

Bardhi: “Në 3 vjet, lavatriçja e pastrimit të parave ka punuar me lejet e ndërtimit të firmosur nga Erion Veliaj për të zhdukur trashëgiminë e qytetit dhe për ta zëvendësuar atë me kulla”.

Gjithçka kërkojnë tani për tani demokratët janë përgjigjet e disa pyetjeve. /abcnews.al


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono