PD akuza kryebashkiakut të ri të PS të zgjedhur në Shkodër

16:28 | 03/08/201916:280

Partia Demokratike kërkoi nga kryeministri Rama një reagim për pastërtinë e figurës së kryebashkiakut të ri të PS të zgjedhur në Shkodër, Valdrin Pjetri.  Një ditë pasi i kërkoi Prokurorisë verifikimin e formularit të dekriminalizimit të plotësuar nga Pjetri, sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi këmbëngul për një shpjegim nga kandidati i PS-së  se përse nuk ka shkelur për 10 vite në shtetin Italian. “Bashkë me Valdrin Pjetrin, hesht dhe Edi Rama, që krenohej me të dhe mezi po priste ta përdhoste edhe Shkodrën me pakicën e tij”, – tha numri dy i PD.

Por pas akuzave të Partisë Demokratike, Pjetri u tregua i hapur për çdo verifikim. “Jam i hapur mbi çdo verifikim timin, por jo mbi  “ Indicie Publike”– tha ai.

“Askush më mirë se Institucioni i Prokurorisë së Përgjithshme nuk mund të kthejë përgjigje kërkesës se  z. Bardhi dhe te çdo personi tjetër të interesuar apo kurioz”,– sqaroi kryebashkiaku i ri i Shkodrës./ABC News Albania 24/7

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono