Patozi: Sistemi politik në Shqipëri në finish, Rama e Basha përgjegjës

19:28 | 25/02/2019

I çliruar nga emocionet partiake ish nënkryetari i PD-së Astrit Patozi ka folur në studion e Mbrëmje në ABC News për djegien e mandateve të opozitës. Sipas tij sistemi politik në Shqipëri ka mbërritur në finishin e vet dhe Shqipëria duhet ta rindërtojë atë.

“Shqipëria ka hyrë në një hulli të papreçedentë në rrafsh botëror dhe e vetmja që gjë e sigurt është pasiguria. Kushdo që thotë se e di çdo ndodhë sot nesër, pasnesër i përket dy grupeve ose është naiv, ose zjarrvënës

Situata është shumë e nderë dhe është përgjëgjësi e të dy palëve. Jam i çliruar nga emocionet partiake dhe flas si qytetar, është zgjedhja ime, por kjo nëse duam të gjejmë një gjë të mirë është se sistemi politik është në llambë të kuqe, sistemi politik ka mbërritur në finishin e vet dhe Shqipëria duhet ta rindërtojë sistemin, Shqipëria ka nevojë për marrëveshje të re, kontratë të re, që të rindërtojë sistemin se ky sistem na çoi në këtë pikë”.

Për këtë situatë ku ndodhet vendi ynë, Patozi bën përgjegjës Ramën dhe Bashën që me marrëveshjen e majit e thelluan edhe më tej krizën politike.

“Është përgjegjësi e të dy palëve se para dy vjetësh tentuan ta fusnin Shqipërinë në një spirale dhe kjo me një manovër të çastit të fundit, u evitua përmes një pazari të pistë politik që e thelloi më tej krizën dhe sot opozita është jashtë sistemit. Rama e Basha sot duhet të kishin dorëzuar pafuqinë e tyre për ditën si e kanë katandisur Shqipërinë”. /abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono