Patozi: I disponueshëm për një lëvizje të re politike

15:47 | 06/12/2018

Ish nënkryetari i Partisë Demokratike Astrit Patozi është shprehur i gatshëm të bëhet pjesë e një lëvizje të re politike. Në Byro Politike në ABC News, Astrit Patozi është shprehur optimist për krijimin e një force të re, pasi sipas tij shqiptarët gjenden përballë një qeverie të korruptuar dhe opozite të kompromentuar.

Gjithçka që bën e nuk bën Lulzim Basha, nuk ia kanë ndryshuar mendimin që ka për të Astrit Patozi. Qeveri e korruptuar dhe opozitë e kompromentuar është binomi që përsërit prej kohësh ish nënkryetari Partisë Demokratike .Sot ai del me një mendim të ri, krijimin e një lëvizje politike, për të cilën ai shprehet i gatshëm të kontribuojë.

Shkëndijën e krijimit të një lëvizje të re politike e sheh edhe në radhët e studentëve që protestojnë. Prandaj ai këshillon që të rinjtë të mos lejojnë praninë e opozitës e cila për patozin do të shërbejë vetëm si një mjet zjarrifikës.

Ish deputeti demokrat argumenton edhe pse mund të ndodhë kështu. Sa për kauzat e opozitës janë të gjitha të lëna rrugëve dhe nuk ngjallin shpresë e besim për ish nënkryetarin demokrat.

Braktisja e parlamentit nuk është e vetmja mënyrë për të mundur kundërshtarin.Për më tepër deklaratat për djegie të mandateve duken sporadike pasi në këtë pikë opozita nuk është e bashkuar deklaron Astrit Patozi duke iu referuar Lëvizjes socialiste për integrim.

Tre partitë që qeverisin vendin nuk janë ato që meritojnë shqiptarët sipas Astrit Patozit. Edi Rama dhe Lulzim Basha vazhdojnë marrëveshjen e pashkruar thotë ai.

Ndërsa lëvizja socialiste e drejtuar nga Ilir Meta po bën gjithçka për të marrë më shumë karrige në parlament.

Prandaj lëvizja e re politike është zgjidhja për të dalë nga e gjithë kjo situatë që po kalon vendi. Këto deklarata duhet ti lexojnë drejtë shqiptarët jo si opozitë për opozitën – shpjegoi Astrit Patozi në Byro Politike me gazetaren Juli Xhokaxhi. /abcnews.al

 

 




Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono