Patozi: Edhe përballë Hitlerit do hyja në zgjedhje

20:46 | 25/01/201920:460

Politikani Astrit Patozi është shprehur se dëshiron që protesta e opozitës të jetë e suksesshme. Nga ana tjetër tha se opozita nuk ka pse të presë një muaj për t’u ngritur në protestë.

“Nëse Shqipqria sot ka një situatë revolte kundër qeverisë dhe unë mendoj që mund të presësh një muaj për ta shpalosur këtë zemërim.

Unë uroj që ajo protestë të jetë e sukseshme, por ajo që unë shikoj dhe që është probmemi më i madh që ka sot lidershipi i Bashës, njerëve nuk u thuhet se çfarë përmban kjo protestë. Njerëve u thuhet se do rrëzojmë qeverinë dhe çdo opozitë kërkon rrëzimin e qeverisë. Kjo protestë duhet të ketë një oblektiv dhe njerëzit nuk duhet të gënjehen dhe zhgënjehen. Këtu ka pasur një histori gati identike me para dy vitesh kur Basha u fut në çadër.

Sa herë opozita të thotë do hyj apo jo në zgjedhjet aq më shumë do zbresi pritshmëritë tek militantët e vet në radhë të parë, te zgjedhësit shqiptarë në radhë të dytë. Votuesit sigurisht që do demotivohen sepse nuk janë të qartë nëse do hyjnë apo jo në zgjedhje. Sepse atyre u thuhet se ne nuk hyjmë në zgjedhje me Edi Ramën duke u kujtuar atë që ndodhi para dy vitesh. Unë po të isha do thoja se në zgjedhje do hyja qoftë edhe me Hitlerin. Nëse Rama do ishte Hitleri unë do hyja dhe do thoja do i fitoj zgjedhjet, sepse nuk mund të gjesh një qeveri më të rënë moralisht sesa është kjo e Edi Ramës sot. Nëse opozita do kishte bërë opozitën e saj jo vetëm për të denoncuar ajo do duhej të kishte rrezatuar shpresë do kishte fituar besimin e gjërat do ndryshonin me ardhjen e saj dhe jo të ndryshohen dy njerëz”./abcnews.al


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono