“Patatja e nxehtë”/ SPAK nuk e pranon, dosja e bujshme mbetet në Dibër

17:15 | 28/01/202017:150

Përgjimet e dosjes 184 nxorën zbuluar një sërë zyrtarësh të lartë të cilët dëgjoheshin duke folur për shitblerje votash gjatë zgjedhjeve të pjeshsme lokale të Dibrës në vitin 2016. Pinpongu me këtë dosje vazhdon, pasi Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit te organizuar, SPAK, nuk ka pranuar aktet hetimore dhe ia ka kthyer ççshtjen sërish Prokurorisë së Dibrës.

Këta të fundit, prokurorët Rifat Kojku dhe Belina Zeneli shpallën moskopetencën që me datë 22 janar të këtij viti dhe e dërguan në SPAK, me argumentin se është detyrë e SPAK të hetojë zyrtarët e lartë të cilët dolën zbuluar në përgjimet e publikuara nga gazeta gjermane “Bild”.

I kontaktuar nga Abc Neës Drejtuesi i SPAK Arben Kraja tha se vendimi për mospranimin e akteve të dosjes 184 është marrë më 27 janar 2020.

Çështja u regjistrua fillimisht nga ish-prokuroria e Krimeve të Rënda e cila e zvarriti per më shume se dy vite hetimet. Në 2019, prokurorët e Krimeve të Rënda shpallën moskompetencë për të vazhduar hetimet e transferuan në DIbër. Ata arritën në përfundimin se kjo çështje nuk i përkiste atyre, pasi provat nuk tregonin një “grup të strukturuar kriminal” të përfshirë në shitblerje votash. Për këtë arsye në gusht te vitit qe shkoi, u vendos kalimi i kësja dosje nga Krimet e Rënda në Prokurorinë e Dibrës. Kalimi i dosjes në prokurorinë e Dibrës u bë në shkelje të ligjit procedural penal, por edhe të praktikave të mëparshme të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Ndërkohë, prokuroria e Dibrës i kërkoi Prokurorisë së Përgjithshme, të asaj kohe Arta Marku , që kjo dosje të hetohet nga Krimet e Rënda, pasi objekt i hetimit është një grup i strukturuar kriminal.
Gjithashtu, organi i akuzës së Dibrës e kishte argumentuar kërkesën e saj me faktin se kjo prokurori nuk kishte staf të mjaftueshme për të kryer hetimet. Por asokohe Arta Marku vendosi përfundimisht që dosja të hetohet nga Prokuroria e Dibrës.

Në qershor 2019, gazeta gjermane BILD publikoi përgjimet zyrtare të prokurorisë që tregonin shit-blerjen e votave, përdorimin e policisë dhe frikësimin e nëpunësve të administratës për të votuar kandidatin e Partisë Socialiste Muharrem Rama në zgjedhjet vendore 2016. Në përgjime, degjohen, deputetë e zyrtare te larte të partisë socialiste si Damian Gjiknuri, Pjerin Nderu, Fatmir Xhafa, Sajmri Tahiri si dhe eksponenti, Ymer Lala teksa bisedojnë me zyrtarë vendorë të Qarkut të Dibrës për atë që opozita e ka kosnideruar si “masakër elektorale”. Sipas Bild edhe vetë Kryeministri Rama rezultoi i perfshirë në përgjime.

Në 15 janar 2020 Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi kërkoi zyrtarisht të njihej me gjetjet e dosjes dhe kërkoi që dosja t’i dërgohej Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion. Dhe këtë të martë vendimi u mor: Dosja 184 do të vazhdojë të endet nëpër sirtaret e prokurorive edhe pse është çështja më e nxehtë dhe më tronditëse e politikës shqiptare./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono