Pastori Akil Pano flet në Provokacija për besimin

22:15 | 01/02/2019

Pastori Akil Pano ka qenë i ftuari radhës në emisionin e Provokacijas nga Mustafa Nano. Ai theksoi se në vendin tonë 200 kisha protestante të ndërtuara pas viteve ’90, të cilat e vënë theksin te praktika  besimit dhe jo te kulti sikurse është tradita e kishave të tjera.

“Janë 200 kisha protestante në Shqipëri. E vë theksin te praktika e besimit dhe jo te tradita e kultit. Kur flasim për 200 kisha që janë regjistruar pas viteve ’90”.

Pastori ka folur për qëllimin e jetës që është përjetësia, si edhe ka shpjeguar mënyrën e funksionimit të kishës, mesazhet që përcjell, ndërsa ka folur edhe për ateizmin.

“Zoti flet përmes një libri, një mendimi, kur Zoti krijoi universin dhe njeriun e bëri të përsosur dhe nuk vendosi vdekjen, madje vendosi përjetësinë në zemrat e tyre. Vetëm përmes një vendimi që keqpërdori vullnetin e lirë. Në çdo ditë e keqpërdorim këtë vullnet të lirë. Momenti i parë kur u keqpërdor është momentit i mëkatit fillestar, natyra jonë u korruptua në thelb. Duhet një ndryshim në qënie, në thelb”. /abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono