Malaj: Rama do gjithë pushtetet, do e çoj në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut

22:28 | 06/12/201922:280

Arben Malaj i ftuar në “Provokacija” me Mustafa Nanon ka folur për pezullimin e tij nga Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë. Ai tha se kjo nuk ishte e papritur për të sepse kishte kohë që kishin nisur përpjekjet për ta hequr. “Ballafaqimi im me Ramën ka të bëjë me moralin në qeverisje. Nuk ka në asnjë vend të botës që ndonjë anëtar të jetë shkarkuar për të drejtën e fjalës”, tha Malaj.

“Qeveritë do shkojnë e do të vijnë, por ne do të mbetemi këtu. Misioni im është të tregoj që në një vend demokratik ka ndarje të detyrave, respektim të balancave, ka edhe kontroll të tre pushteteve. Edi Rama kërkon të gjithë pushtetin”, u shpreh më tej.

Gjithashtu ai u ndal te goditja që mori vendi nga tërmeti duke theksuar se shoqëria duhet të harrojë çfarë ndodhi, “duhet të ringrihemi, duhet ti kthehemi normalitetit”, u shpreh ai.

“Duhet të mësojmë të bëjmë më mirë, na vrau cilësia e ndërtimeve. Pasoja më e madhe e kësaj krize është fakteqësia e 51 viktimave që do të pasojë me të plagosurit, për të kaluar më tej te strehimi i familjeve të lënduara. Dëmi më i madh gjithashtu është goditja psikologjike që kanë marrë njerëzit që vazhdon edhe më pasur, duke ulur rendimentin në punë po ashtu duke sjellë ulje të aktivitetit ekonomik. Kjo është kriza e shqiptarëve dhe të gjithë duhet të japim mbështjen maksimale. Duhet të bien të gjitha barrierat në kohë fatkeqësie natyrore”, u shpreh Malaj.

Ndër të tjera Malaj tha se duhet të ngremë në lartësinë e duhur personalitete që vërtet e meritojnë.

“Kur ndodh një fatkeqësi natyrore sipas ligjit duhet ti dalë për zot Kryeministri. Kemi ardhur në një fazë që duhet më pak prezencë publike dhe duhet më shumë punë në zyrë. U krijua Këshilli Kombëtar i Rindërtimit i cili duhet të këtë një bazë ligjore sepse vetëm ajo ndihmon dhe qartëson njerëzit”, tha ai.

“Kryeministri duhet të qartësohet, të bëjë transparente listën sa i përket buxhetit. 90% e kostos do ti mbetet taksapaguesit shqiptar.  Vendet duhet të kenë një kulturë që të parandalojnë dëmet nga termetet”, tha ai.

“Procesi i rindërtimit do ti japë efekt pozitiv ekonomisë shqiptare një një kohë afatshkurtër. Për shkak të mungesës së kulturës shtetformuese mund të ecim dhe ngadalë por nuk do të ketë hapa pas”, deklaroi Malaj.

Në fund, Malaj u pyet sërish nga Mustafa Nano, për shkarkimin nga Bordi i Bankës së Shqipërisë. “Do të shkoj deri në Gjykatën Europiane të Drejtave të Njeriut për ti treguar qeveritarëve tanë që nuk mund të qeverisin duke marrë të gjithë pushtetin në dorë të një individi, ky është një shërbim ndaj vendit”, tha Malaj./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono