Pasojat e gërhitjes në shëndet

08:38 | 05/02/201908:380

Personat që gërhasin mund të mendojnë se nuk përballen me probleme serioze, përveçse mund të bezdisin partnerin e tyre. Por nëse gërhisni, mund ta keni të vështirë që të mbani mend kujtime nga e shkuara. Ata që vuajnë nga apnea obstruktive e gjumit, një ndër shkaqet kryesore të gërhitjes, kanë memorie shumë më të keqe se njerëzit e tjerë, për vitet e kaluara. Ata e kanë të vështirë të mbajnë mend detaje specifike, si emrat e kolegëve, numrin e shtëpisë apo të rrugës ku jetonin dikur.

Sa herë që një njeri me apnea të gjumit gërhet, fyti i tij shtrëngohet duke bllokuar rrugët e frymëmarrjes, që në të njëjtën kohë le trurin pa oksigjen. Ekspertët besojnë se kjo mund të dëmtojë masën gri në pjesën e trurit që është e rëndësishme për ruajtjen e kujtimeve.

Të dhënat në fjalë vijnë nga një studim i kryer nga një grup ekspertësh nga Universiteti i RMIT në Australi, në të cilin morën pjesë 44 persona, nga mosha 20 deri në 69 vjeç. Ekspertët dalluan se këta persona e kishin shumë të vështirë të mbanin mend detaje nga fëmijëria. Kur iu kërkua që të kujtonin histori personale, pjesa më e madhe prej tyre kishin një kujtim të përgjithshëm dhe e kishin të vështirë të kujtonin gjëra specifike.

Ekspertja Melinda Jeckson, që drejtoi studimin në fjalë tha se të dhënat sugjerojnë se apnea e gjumit mund të dëmtojë atësinë e trurit për të ruajtur apo për t’i pasur të gjalla disa kujtime nga e shkuara.“Skaneri i trurit i njerëzve me apnea të gjumit tregon se ata kanë një humbje të konsiderueshme të masës gri në atë pjesë ku ruhen kujtime”, tha ekspertja./tvklan.al


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Të lidhura

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono