Pashk Përvathi vjen “Ndryshe“, prezanton ciklin nudo me vajzat rome

16:36 | 12/10/2018

Cikli i nudove, sjell një dimension tjetër të piktorit të njohur të peisazhit Pashk Përvathi. Artisti pranon se për realizimin e kësaj ekspozite gjeti konsensusin mes modeleve rome dhe bashkëshortes.

Piktori Pashk Përvathi vjen vërtet “Ndryshe”  ashtu siç e ka titulluar edhe ekspoziten e tij të 40. Kësaj herë bukuritë e peisazhit i kanë lenë radhën siluetës njerëzore portreteve të komunitetit rom si dhe  kompozimit dhe mbi të gjitha nudos së përmotshme të piktorëve.

Edhe pse në zemër të ekspozitës janë nudot, serisht piktori ka vënë unin e tij krijues në ngjyra, që shpesh i përngjajnë vjeshtës së artë.

Pashk Përvathi thotë se e realizoi ketë cikël nudosh pasi gjeti konsenusin e artë mes modeleve dhe bashkëshortes.

Teksa shtegton në ekspozitë vihen re që portretet, nudot dhe kompozimet përtej bukurisë estetike,  përcjellin, melankoli, dramë, vujatje dhe herë herë gëzim dhe hare.

Por ai pranon se në portret ai i ka ruajtur anonimatin. Sigurisht që përballja me miqtë artistë dhe vizitorët është ankth më vete.

Punimet e Pashk Përvathit ndryshe do të ekspozohen në Muzeun Historik Kombëtar deri më 20 tetor. /abcnews.al



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono