Tërmeti shkakton fenomenin e pazakontë natyror

21:53 | 27/11/201921:530

Tërmeti i fortë që goditi Shqipërinë mëngjesin e 26 nëntorit, ka shkatuar ngritjen e tokës me 10 cm.

Ky fenomen i pazakontë është bërë me dije nga mediat italiane.  Sipas “Ansa” kjo është treguar nga pamjet e radarit të marra nga satelitët Sentinel-1 të programit Evropian Kopernikus të Agjencisë Evropiane të Hapësirës (ESA) dhe Komisionit Evropian.

Harta e marrë në bazë të të dhënave nga satelitët Evropian Sentinel 1 tregon deformimin e tokës.

Një fenomen i tillë ka ndodhur edhe me tërmetet e vitit 2009 në L’Aquila, 2012 në Emilia Romagna dhe 2013 në Lunigiana.

Deformimi u mat nga platforma në internet Geohazard-tep, e zhvilluar nga ESA, duke përdorur imazhet e marra nga satelitët Sentinel-1 nga i njëjti vend, para dhe pas tërmetit. Krahasimi midis dy pamjeve bëri të mundur marrjen e një interferogrami, dmth hartën e zhvendosjes së tokës./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono