Pas kritikave vijnë elozhet, Capello: Zaniolo talent i madh, ngjan me Savicevic

09:31 | 20/11/201909:310

Një deklaratë e Fabio Capellos në lidhje me Nicolo Zaniolon shkaktoi polemika të shumta në Itali. Trajneri i famshëm këshilloi Sebastiano Espositon, 17-vjeçarin e talentuar të Interit, që të mos kopjonte Zaniolon.

Zaniolo pranoi se kritikat e Capellos i kanë bërë mirë, palët u sqaruan, lojtari i Romës po zhvillon një sezon shumë të mirë dhe po shkëlqen me verdhekuqtë dhe kombëtaren italiane. Capello është rikthyer të flasë për 20-vjeçarin në një prononcim për Corriere dello Sport, teksa e krahason me një emër të madh si Dejan Savicevic, i njohur ndryshe si “gjeniu”.

Fjalët e mia kundrejt Zaniolos ishin si këshilla e një gjyshi për nipin e tij. E falënderoj për fjalët që ka thënë. E ka kuptuar që është një lojtar i rëndësishëm. Pjekuria e tij është në zhvillim e sipër. Keqardhje nëse nuk do të ndodhte kështu, duke pasur parasysh talentin e madh që zotëron.

Roli i duhur në fushë? Mendoj se duhet të luajë i avancuar në krahun e djathtë, aty ku luajti pjesën e parë kundër Armenisë. I njëjti pozicion ku aktivizohej Dejan Savicevic. Zaniolo ngjan me malazezin sa i përket talentit, forcës dhe aftësive teknike. Jam i bindur që Nicolo është një talent i madh“, përfundon “Don Fabio”. /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono