Pas Harun Çelik, një tjetër mbështetës i Gylenit rrezikon dëbimin në Turqi

schedule10:52 - 7 Janar, 2020

schedule 10:52 - 7 Janar, 2020

Harun Çelik rrezikon të mos jetë mësuesi i parë turk mbështetës i Gylenit që dërgohet nga Shqipëria në Turqi pavarësisht se i rrezikohet jeta sipas avokatëve.

Mësohet se më datë 13 janar është seanca paraprake për një tjetër turk të kapur sërish në Rinas, i cili gjithashtu dyshohet se është mbështetës i Lëvizjes Gylen dhe kërkohet të merret nga Turqia.

Selami Simsek u kap në Rinas me vizë kanadeze të falsifikuar duke synuar largimin nga Turqia ku edhe persekutohej.

Nisur nga ajo që ndodhi me Harun Çelik ku u bë një javë dhe askush nuk ka shpjegim se përse u dërgua në Turqi një person që i rrezikohet jeta atje, shoket e Simsek i tremben faktit se për të mund të aplikohet e njëjta praktikë nga shteti shqiptar.

Avokatët e Harun Çelik u shprehen gjatë ditës së sotme se të dy ata kishin hyrë nga Kosova dhe nëse bëhej fjalë për deportim, shteti shqiptar duhej ti dërgonte në Kosovë dhe jo në Turqi.

Harun Çelik u dëbua me urgjencë nga Shqipëria mbrëmjen e 1 janarit 2020 kur të gjithë ishin pushim me qëllim shmangien e debateve për shkak të ndjeshmërisë që kanë dëbime të tilla në Turqi nisur nga fakti se të burgosurve iu mohohen të drejtat themelore, siç është një proces i rregullt gjyqësor.

Mediat turke raportuan se marrjen e Çelikut nga Shqipëria ishte një operacion i shërbimeve sekrete turke, ndërsa deri më tani autoritetet shqiptare nuk kanë dhënë asnjë shpjegim edhe pse ka kaluar 1 javë.

Shqipëria iu bashkua kështu vendeve si Afganistani, Pakistani, Gaboni, Kosova dhe Bosnja, vende nga të cilat janë rrëmbyer mësues të konsideruar si mbështetës të Lëvizjes Gylen. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!