Partizani siguroi një fitore të pastër 2-0 ndaj Kastriotit

20:57 | 09/02/201920:570

Partizani vazhdon rrugëtimin drejt titullit kampion. Të kuqtë fituan pastër 2-0 ndaj Kastritot duke thelluar në 8 pikë diferencën me Kukësin që luan të dielen ndaj Tiranës.

Partizani vazhdon rrugën drejt titulli kampion. Të kuqtë fituan përballë Kastriotit me shifrat e pastra 2-0 në ndeshjen hapëse të javës së 21 të kategorisë superiore. Dy golat në pjesën e dytë që mbajnë firmën e Telushit dhe Bardhit i dhanë fitoren Partizanitt e trajnerit Skender Gega, e cila e sheh veten 8 pikë më shumë se Kukësi që luan këtë të dielë ndaj Tiranës. Pjesa e parë ishte pothuajse e barabartë aq sa goditja e parë drejt portës erdhi në minutën e 27 me Asanin. Të kuqtë i shkuan shumë pranë golit të avantazhit në minutën e 44 me Kristi Kote, por topi shkon ngjitur me shtyllën. Fraksioni i dytë i lojes nis në mënyrën më të mirë për kryeqytetasit.

Bruno Telushi realizon një supergol nga distanca duke i dhënë avantazhin Partizanit. Një gol që ia vlen të rishihet. Të kuqtë nuk ndalen me kaq pasi dyfushojnë rezultatin pak minuta më vonë me Bardhin.  Sulmuesi përfiton nga një goditje e Males që ndalet në shtylle duke realizuar qetësisht me portën e boshatisur. Të kuqtë administrojnë mirë lojën duke mos lënë shumë hapësira pas, ndërkohë që i shkojnë pranë golit të tretë me Asanin. Në minutat e mbetura nuk ka ndryshim rezultati dhe Partizani fiton tre pikë të arta. /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono