Partizani, një hap larg titullit

21:15 | 04/05/2019

Skuadra  e Partizanit shkatërroi Flamurtarin në Vlorë me rezultatin 3-0. Asani, Çinari dhe Mensah mbajnë firmën e golave. Të kuqtë ruajnë distancën në 10 pikë nga Kukësi.

Asani, Mensah dhe Çinari hedhin hapin më të rëndësishëm drejt titullit kampion në këtë transfertë shumë të vështirë në Vlorë, ku godasin tre herë. Tashmë skuadra e Gegës, Partizani është një hap larg titullit kampion, që do të mundohet ta festojë që javën e ardhshme në derbin e madh kundër Tiranës, ku edhe kjo e fundit ka marrë atë që duhej.

Për Partizanin me mungesa ishte një sfidë shumë e vështirë, por në fushë ishte krejtësisht ndryshe. Flamurtari duket se tashmë nuk ka më forcë, mbi të gjitha mendore, për të vijuar garën, kjo e ndikuar jo pak edhe nga situate e pagave.

Në minutën e 27-të Jasir Asani arriti të thyente Koliçin me tentativën e dytë rresht. Partizani nuk vuajti më, duke gjetur edhe golin e dytë me Mensah në minutën e 52-të, para golit të Çinarit në minutën e 90-të.

Të kuqtë administruan gjithçka me shumë zgjuarsi, duke marrë 3 pikë të arta, sepse distanca nga Kukësi mbetet 10 pikë dhe në derbi mund të nisë festa e madhe, në rast suksesi, ose nëse nuk fiton Kukësi në Gjirokastër. Ajo që dëmtoi deri diku skuadrën e Partizanit ishin kartonët e verdhë të Mensah e Asani të cilët  do të mungojnë në derbi për pezullim.

Vlonjatët ndërkaq mbeten po aty në vendin e tretë në renditje por me pikë të barabarta me Teutën dhe javën e ardhshme në Fushë-Krujë misioni duket sërish i pamundur sepse Kastrioti luan sezonin dhe garën e nxehtë./ABC News Albania 24/7


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono