Partizani, me tifozë ndaj Teutës

17:37 | 13/03/2019

Partizani do të luajë me tifozë ndaj Teutës për Superligën. Disiplina e dënoi me dy ndeshje, por klubi kryeqytetas vendosi ta shlyejë gjysmën e ndëshkimit, duke paguar gjobën.

Padyshim që do të vrapojnë për në stadium. Tifozët e Partizanit morën një dhuratë nga klubi i tyre, për të qenë të pranishëm në “Selman Stërmasi” në sfidën e rëndësishme ndaj Teutës për Superligën. Luhet të dielën në orën 17:00, dhe vendimi i Komisionit të Disiplinës pak ditë më parë, e detyronte skuadrën kryeqytetase që të luante pa tifozë.

Kjo, pas dhunimit të fotografit të Flamurtarit në ndeshjen po për Superligën në “Selman Stërmasi”. Dënimi ishte për dy ndeshje me dyer të mbyllura, por gjysma e tij u shlye nga ndeshja e Kupës luajtur ndaj Luftëtarit në Kupë, në “Elbasan Arena”.

Fillimisht, drejtuesit e klubit ishin shprehur se nuk kishin ndërmend të paguanin para për të kthyer tifozët, në mënyrë që dënimi të bëhej mësim dhe të mos ndodhnin në të ardhmen ngjarje të tilla të rënda. Sidoqoftë, Teuta është rival direkt për titull, ndërsa Kukësi ndodhet vetëm 6 pikë larg, ndaj kryeqytetasit ndryshuan mendim dhe do të paguajnë 500 mijë lekë të rinj për të larë plotësisht dënimin e Disiplinës./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono