Partizani kërkon rikthimin tek fitorja, Kukësi shpreson titullin

13:48 | 05/04/201913:480

Këtë të shtunë do të zhvillohen katër ndeshjet e javës së 27 të kategorisë superiore. Partizani do të luajë në shtëpi ndaj Luftëtarit që i eleminoi nga Kupa e Shqipërisë, ndërkohë që Kukesit udhëton në transfertën e Kastriotit. Sfidë mjaft e bukur do të zhvillohet në Vlorë mes Flamurtarit dhe Tiranës ndërkohë që Laçi pret në shtëpi Teutën.

Të shtunën do të zhvillohen katër ndeshjet e javës së 27 të Kategorisë Superiore. Kryesuesit e Partizanit do të presin në shtëpi Luftëtarin e trajnerit Ahmataj. Të kuqtë vijnë në këtë duel pas humbjes në Kupe pikërisht ndaj gjirokastritëve, ndërkohë që në ndeshjen e kaluar në kampionat barazuan përballë Kukësit. Partizani është lider në sezonin aktual dhe udhëheq kampionatin me 9 pikë më shumë se Kukësi i vendit të dytë. Një fitore ndaj bluzinjve do ta ndihmonte shumë skuadrën e trajnerit Gega të afrohej me titulluin kampion. Kukësi do të udhëtojë në transfertën e Kastriotit. Një ndeshje e kalueshme në letër për verilindorët që vijnë në këtë takim pas fitores ndaj Teutës në Kupën e Shqipërisë. Për verilindorët është një ndeshje delikate pasi krutanët kërkojnë pikët e mbijetesës, por gjithsesi janë favoritë në letër.

Skuadra e Tiranës do të udhëtojë në transfertën e Flamurtarit. Një ndeshje mjaft e rëndësishme për të dyja skuadrat sa i përket objektivave sezonalë. Kuqezinjtë kërkojnë tri pikët për të shpresuar tek ndalesa e Teutës pasi objektivi është vendi i tretë që të kualifikon në Kupat e Europës. Ndërkohë që Tirana e sheh veten 6 pikë më shumë se Kastritoti që është në zonën e ftohtë dhe rreziku është prezent. Bardheblutë kërkojnë rikthimin në kampionat pas barazimit dramatik ndaj Laçit fundjavën e kaluar.

Kurbinasit do të sfidojnë në shtëpi skuadrën e Teutes. Laçi pozicionohet në vendin e 5 në tabelë, 5 pikë larg zonës së Europës dhe një fitore ndaj Teutës do të hapte garën për vendin e tretë.  Ndërkohe që Teuta që ka humbur shpresar për titullin kampion, kërkon të blindojë vendin e tretë. /abcnews.al

 

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono