Partizani i ri duket se është projekt i Olsi Ramës


22:41 | 06/03/2018

Pas largimit nga pozicioni i trajnerit, Sulejman Starova pritet të mos ketë më asnjë rol në klubin e Partizanit. Largimi i tij besohet se është vendim i drejtorit sportiv të Partizanit, Olsi Rama. Ky i fundit duket se po mendon edhe për pasuesin e Starovës dhe në vemendje mësohet se ka një trajnier kroat.

Mund të quhet edhe projekti i Olsi Ramës.
Partizani tashmë duket se do të jetë produkt, përveç i parave të presidentit Demi edhe i ideve të drejtorit të ri sportive.
Largimi i trajnerit Sulejman Starova, që pritet të mos ketë më asnjë rol në klub, besohet se është vendim pikërisht i Ramës, i cili po mendon edhe për zëvendësuesin.
Partizani, sipas burimeve brenda tij, po bisedon me një trajner kroat, të cilit nuk i jepet emri, dhe për të cilin thuhet se ende nuk është bindur plotësisht për të pranuar kërkesën e klubit shqiptar.
Thuhet vetëm se është njeri me karrierë të rëndësishme, ndonëse përvoja ka treguar se të huajt në Shqipëri nuk kanë pasur sukses.
Vetë trajneri i sotëm i Kroacisë, Zllatko Daliç, ka qenë në stolin e Dinamos së Tiranës, nga ku u shkarkua për mungesë rezultatesh.
Gjithsesi, duket se Partizani do ta provojë edhe një herë.
Përse u largua Starova?
Me shumë gjasë, Ramës nuk i kanë pëlqyer konfliktet e shpeshta të tij me lojtarët, siç ndodhi së fundmi me Trashin.
Drejtori sportiv u shpreh hapur se sjellja e trajnerit në Vlorë ishte e papranueshme, kur sulmoi fizikisht gjyqtarin Jorgji, dhe klubi si ndëshkim nuk pagoi gjobën për dënimin e dhënë ndaj tij prej Federatës.
Po ashtu, mendohet se paraqitja e skuadrës në ndeshjen e fundit në Durrës nuk ishte aspak e mirë, jo thjesht për rezultatin 1-1, por për mënyrën e lojës, tepër mbrojtëse pas golit të avantazhit.
Tashmë, skuadra është në dorë të ish-zëvendësit të Starovës, Klevis Dalipit, i cili po sipas burimeve në klub, nuk kaloi mirë me ish-trajnerin.
Burimet theksojnë se Starova nuk e kishte në konsideratë ndihmësin, madje edhe i fliste keq në sy të lojtarëve.
Gjithsesi, Dalipi ka një bast me vetveten dhe me klubin, dhe nëse merr rezultate mund të konfirmohet.
Nga ana tjetër, kryeqytetasit duket se janë në konflikt me tifozët e tyre më të zjarrtë.
Tifogrupi “Ultras Guerrils” sulmuan drejtuesit në postin e tyre të fundit në rrjetet sociale, duke e quajtur sezonin një dështi, ndërsa italianët Moxhi e Preiti i quajtën plakushë të rrjedhur.
Mbetet të shihet ndërkaq se cili do të jetë projekti më i fundit tek Partizani, ai i Olsi Ramës, dhe nëse ai do të ketë sukses./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono