Partizani do të luajë me tifozë ndaj Laçit këtë javë në Superligë

08:20 | 09/11/2018

Partizani do ta luajë me tifozë ndeshjen e rëndësishme të radhës në Superligë. Klubi do ta shlyejë dënimin, duke paguar gjobën, ndërsa synon të mbajë kreun e renditjes.

Do të ketë një plus më shumë kur të dalin në fushë. Futbollistët e Partizanit pritet të luajnë me mbështetjen e mijëra tifozëve në ndeshjen e fundjavës në Superligë ndaj Laçit, në “Selman Stërmasi”. Klubi bën me dijë zyrtarisht se do të paguajë financiarisht për të shlyer dënimin prej 2 ndeshjesh pa tifozë, që iu bë nga Komisioni i Disiplinës në Federatë. Gjoba që do të paguhet është gjysmë milionë lekë të reja, ndërsa ndëshkimi erdhi pas parullës raciste antigreke të nxjerrë nga disa tifozë në ndeshjen kundër Skënderbeut.

Partizani u rikthye në vendin e parë në renditjen e Superligës pas fitores së arritur në fushë Krujë ndaj Kastriotit, ndërsa përfitoi edhe nga humbja e Skënderbeut me Laçin.
Skuadra e trajnerit Skënder Gega ka tani 28 pikë ndaj 26 të rivalit kryesor, dhe mbështetja e tifozëve shihet si shumë e rëndësishme për të pretenduar titullin.
Për më tepër, Laçi është treguar ekip i fortë këtë sezon, duke qenë në vend të tretë, vetëm 6 pikë larg kreut, dhe vetë Partizani nuk e ka pasur të lehtë këta vite për ta mposhtur. Gjithsesi, të kuqtë cilësohen favoritë në përballjen e fundjavës, edhe sepse luajnë në fushën e tyre, për më tepër me tifozë./abcnews.al




Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono