Partizani afron një sulmues nga Italia

11:45 | 25/06/2019

Partizani shpreson të forcojë sulmin dhe mbrojtjen deri në ndeshjen e Championsit ndaj Karabakut. Kryeqytetasit po provojnë një sulmues shqiptar nga Italia

Përgatitjet vazhdojnë, por qetësi nuk ka.

Championsi afrohet për Partizanin, dhe trajneri Lerda ka dy objektiva të rëndësishëm, të gjejë një qendërsulmues, por edhe të përforcojë mbrojtjen.

Skuadra kampione e Shqipërisë mësohet se ka afruar një sulmues 24-vjeçar nga Italia.

Quhet Eneo Gjonaj, pra është me origjinë shqiptare, dhe luan në ligat amatore të Puljes, me skuadrën modeste ACD Kastelaneta, ku ka shënuar gola rregullisht.

Nuk dihet sesa do t’i zgjidhë Gjonaj problemet e Partizanit në sulm, por trajneri Lerda besohet se e njeh futbollistin dhe I beson.

Problem më vete është mbrojtja, e cila u lavdërua shumë gjatë kampionatit, kur ekipi drejtohej nga Skënder Gega.

Humbja 1-5 në miqësoren ndaj Sarajevos në Slloveni nxori në pah dobësitë.

Atanda është larguar, Trashi është përshtatur në krahun e majtë, dhe Ibrahimi në të djathtin, ndonëse në rol natyral është mbrojtës qendre.

Edhe pse nuk ka informacion zyrtar, flitet se kryeqytetasit kanë afruar edhe lojtarë të tjerë në provë, por mesa duket, duan të punojnë në qetësi.

Nesër, ndërkaq, do të luhet miqësorja e dytë, ndaj skuadrës vendase, Mura./ABC News Albania 24/7


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono