Partia e Zaev synon votat e shqiptarëve, nis takimet me ta

13:20 | 26/10/201913:200

Përfaqësues të LSDM, partia e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, kanë filluar aktivitetet partiake në zonat e banuara nga shqiptarët ndërkohë që analistë dhe komentues në Maqedoninë e Veriut thonë se grupimi i shqiptarëve në radhët e LSDM-së po shndërrohet në opozitë të vërtetë të partive shqiptare, të pozitës dhe opozitës. LSDM mendohet se në zgjedhjet e fundit parlamentare ka fituar afër 1/3 e votave të përgjithshme të qytetarëve shqiptarë në këtë vend.

Duket se Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë, e kryeministrit Zoran Zaev, edhe në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 12 prillit, do të synojë votën shqiptare. Përfaqësues të kësaj partie tashmë kanë filluar aktivitetet partiake në zonat e banuara nga shqiptarët. Nënkryetari i LSDM-së, Muhamet Zekiri vizituan të premten në mbrëmje, së bashku me ministrin Oliver Spasovski, banorët e fshatit Mateç të komunës së Likovës.

Zekiri tha se kishin biseduar me banorët lidhur me projektet e realizuara nga qeveria dhe problemet me te cilet ballafaqohen qytetarët. Disa netë më parë LSDM-ja pati takime edhe me qytetarët e Tetovës, ku kërkoi hapur mbështetjen e shqiptarëve. Kostandin Kostandinov u foli qytetarëve për Tetovën e bashkuar, të gjithë së bashku maqedonas, shqiptarë, turq, vlleh, boshnjakë dhe të tjerë, me një qëllim, për të ndjekur rrugën e duhur.

Në zgjedhjet e kaluara parlamentare, LSDM-ja morri një numër të madh të votave shqiptare, ndërsa në zgjedhjet lokale fitoi Komunën e Haracinës. Po kështu, në zgjedhjen e Presidentit Stevo Pendarovski, votat e shqiptarëve bënë diferencën.

Analistë dhe komentues në Maqedoni thonë se grupimi i shqiptarëve në radhët e LSDM-së po shndërrohet në opozitë të vërtetë të partive shqiptare, të pozitës dhe opozitës dhe ndërkohë po forcohet krahu i shqiptarëve në LSDM, e cila në zgjedhjet e fundit parlamentare mendohet se ka fituar afër 1/3 e votave të përgjithshme të qytetarëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut. Megjithatë, nuk janë dhënë ndonjëherë shifra zyrtare sesa ishte vota e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut  në favor të LSDM-së së Zoran Zaev./ABC News Albania

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono