Parqet kombëtare të vendit në një album, Selman Sheme në ABC News

13:20 | 09/02/2019

“Parqet kombëtare të Shqipërisë” është botimi i ri që i është shtuar vitrinave të librarive. Ky album unikal në llojin e tij është punuar nga një grup studiuesish dhe një sërë fotografësh. Për të folur rreth tij ishte i ftuar në ABC News edhe një prej autorëve të librit, Profesot Doktor Selman Sheme.

“Parqet kombëtare bëjnë pjesë në atë që quhet zona të mbrojtura. Në kompleksotet ato zona të Shqipërisë janë të virgjëra të paprekura. Këto zona me pasuri të mëdha mbrohen me ligj. Është miratur që në Shqipëri zona të tilla të mbrojtura janë disa. Janë gjashtë kategori. Por një një nga kategoritë janë parqet kombëtare. Gjithsej janë 15. Parqet kombëtare kryesore janë në Alpe, Thethi dhe Valbona të njohura nga qytetarët. Është Lura, Zalli i Gjoçajve, Qafshtama, Dajti, Tomorri, Prespa, Jabllanicë-Shebenicë. Është pylli i Hotovës, Bredhi i Drenovës dhe në zonën bregdetare të Adriatik Jonit është Divjaka, Sazan-Karaburuni, Llogaraja dhe Butrinti. Parqet janë ato zona të mbrojtura që kanë vlera jashtëzakonshme shkencore, por edhe ekologjike, kulturore, turistike”, u shpreh profesori.

Selman Sheme theksoi se albumi ka 255 foto të realizuar nga një grup fotografësh. Teksti i librit është përkthyer në Anglisht dhe turistët e huaj mund të njihen me bukuritë e Shqipërisë.

“Kemi parë në terren, kemi bërë ekplorim të këtyre parqeve dhe produkti i kësaj pune shoqëruar dhe me punën e një grupi fotografësh në bazë të sugjerimeve tona janë bërë fotot që ilustrojnë. Albumi ka 300 faqe dhe ka njëherazi 255 foto që ilustrojnë dhe në mënyrë vizuale perceptohet natyra, peizazhi. Teksti shkencor ëhstë përtkhyer në anglisht. Është i lexueshëm nga çdo qytetar jshtë vendit tonë. Lehtësisht është i lexueshëm perceptueshëm nga vizitorët e huaj. Ka dy muaj që ka dalë në botim. Botuesi do ta shpërndajë fillimisht në Ballkan qdhe pastaj në Europë që të njihet vendi jonë. Kryesisht është e njohur Valbona dhe Thethi”, tha Sheme./abcnews.al



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono