“Parlamenti shpërndahet me një dekret”, Meta sqaron edhe njëherë deklaratën

16:21 | 15/11/201916:210

Në konferencën e jashtëzokonshme për shtyp Presidenti Ilir Meta ka sqaruar edhe njëherë deklaratën e tij gjatë ditës së sotme, i cili tha se “parlamenti shpërndahet me një dekret”.

I pyetur nga gazetarët nëse deklarata e tij ishte emocionale kreu i shtetit u përgjigj: “Mendoj se jam shumë i qartë, garante e Kushtetutës e padiskutueshme e Republikës së Shqipërisë është Gjykata Kushtetuese, pastaj presidenti dhe kështu me radhë, por gjykata është mbi të gjithë. Parlamenti a shpërndahet me një dekret? Presidenti a shkarkohet nga një parlament legjitim dhe në fund e shkarkon Gjykata Kushtetuese. Qevereia a rrëzohet me një mocion mosbesimi? Këtu nuk luhet këtu është vijë e kuqe për të gjithë për cilindo, interesat kombtare dhe shtetërore sepse një gjykatë e zgjedhur në mënyrë mafioze kërcënon interesat kombëtare shtetërore. Nuk besoj se ka ndonjë në republikën e Shqipërisë që nuk e ka kuptuar.”/abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono