Parlamenti holandez voton kundër hapjes së negociatave për Shqipërinë

11:13 | 22/06/2018

Parlamenti holandez ka votuar me shumicë votash një rezolutë ku i kërkon qeverisë të votojë kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë. Vendimi është mbështetur nga pothuasje të gjitha partitë parlamentare, përfshirë atë të qeverisë në pushtet të kryeministrit Mark Rutte. Sipas deputetëve holandezë, Shqipëria nuk ka përmbushur 5 kriteret e kërkuara nga Brukseli, duke e vënë theksin tek mosvënia përpara drejtësisë e zyrtarëve të lartë.

Edhe më herët Holanda ishte shprehur skeptike për propozimin e bërë nga Komisioni Europian për çeljen e negociatave. Vendimin për këtë çështje pritet ta bëjë publik qeveria holandeze në samitin e 28 Qershorit. Të enjten, ministri i jashtëm i këtij shtetit, Het Blok u shpreh: “Ne kemi shqetësime serioze në lidhje me luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Fillimisht duhe të bëhen më shumë përparime në këto pika”.

Ndërsa, deputeti i Apelit Kristian Demokrat, Van Helvert njeh ndikimin në rritje të Rusisë dhe Kinës në Ballkanin Perëndimor, por nënvizon se nuk duhet të bëhet pazar me anëtarësimin. “Nuk ka progres në Shqipëri, për shembull në reformën e gjyqësorit. Gjyqtarët janë shfaqur. Por nga tetëqind gjyqtarë vetëm dhjetë janë testuar. Atëherë nuk mund të thuash: vendi është gati për negociata për anëtarësim”, thotë ai. Ndërkohë, partitë holandeze sipas “De Telegraaf”, besojnë se Shqipëria duhet të kujdesen mirë për sundimin e ligjit, qasjen ndaj krimit dhe luftën kundër korrupsionit./abcnews.al



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono