Parandalohet vrasja, policia arreston personin me rrezikshmëri të lartë

10:10 | 14/08/2019

Ky është Sadetin Erkoceviç i dënuar për vrasje. Policia dyshon se do të kryente një tjetër krim të rëndë në Tiranë. 28-vjeçari nga Shkodra nuk ia ka dalë ta realizojë planin e tij. Mbrëmjen e të martës uniformat blu e kanë shoqëruar në komisariatin numër 2 në Tiranë.

“Këtij shtetasi në momentin e kontrollit i është gjetur në çantën e dorës një armë zjarri pistolete e tipit Bereta, me 14 fishekë dhe një fishek në fole gati për qitje”.

28-vjeçari lëvizte i lirë ndonëse mbi të rëndonte dënimi prej 20 vitesh burg.

“Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me vendim të formës së prerë në datën 15.02.2018, e ka dënuar me 20 vjet burg për veprat penale “Vrasje me dashje” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje te armeve e municioneve luftarake”  Më datë 10.05.2014, në një lokal me muzikë live, autori Sadetin Erkoçeviq ka vrarë me armë zjarri pistoletë shtetasin I.Y. dhe ka plagosur një tjetër”.

38 persona që qarkullonin me armë zjarri janë vënë në prangat e policisë vetëm gjatë muajit Korrik dhe gjysmën e parë të Gushtit. Ndërkohë që janë sekuestruar mbi 60 armë zjarri të kalibrave të ndryshëm dhe municion luftarak.

Në tetë muajt e parë të vitit nga 275 operacione të koduara të zhvilluara nga strukturat e Policisë së Shtetit, 123 janë rezultat i bashkëpunimit me qytetarët./ABC News Albania 24/7



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono