Paralajmërimi i Setien: Dua një Barcelonë të bukur, lojtarët ta harrojnë këtë gjë

17:18 | 18/01/202017:180

Quique Setien do të debutojë nesër në stolin e Barcelonës. Katalanasit presin në shtëpi Granadën në “Camp Nou” dhe Setien dëshiron ta nisë me fitore. Trajneri ka folur qartë në konferencën për shtyp. Loja e bukur dhe ekuilibri i ekipit janë dy objektiva të tij, teksa nuk do të tolerojë asnjë lojtar që del jashtë pozicionit dhe detyrave taktike.

Kjo javë ka shkuar mbarë, më mirë seç e mendoja. Ka paqartësi se si do të përgjigjet ekipi kur shkon te një skuadër e re. Kemi punuar mirë, jam shumë i lumtur. Objektivi ynë është gjithmonë fitorja, por duam të luajmë bukur për t’u kthyer në shtëpi të lumtur. Do të tentoj gjithmonë që Barcelona të luajë bukur.

Rregulli është shumë i rëndësishëm për mua. Jo vetëm Vidal, por edhe lojtarë të tjerë kanë tendencën për të humbur pozicionin e tyre në fushë. Kjo gjë sjell rrëmujë dhe ne kemi nevojë për ekuilibër. Vidal ka mundësi për të luajtur njësoj si gjithë lojtarët e tjerë. Pres maksimumin nga të gjithë“, përfundon trajneri i Barcelonës. /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono