Paralajmërimi i Koresë së Veriut: Lufta me SHBA çështje kohe


13:21 | 07/12/2017

Stërvitjet e përbashkëta ushtarake mes të Koresë së Jugut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë shkaktuar zemërimin e Penianit i cili akuzon Uashingtonin se po provokon konfliktin. Sipas regjimit të Kim Jong Un manovrat ushtarake të Pentagonit po përshkallëzohen.

Ministria e jashtme koreanoveriore deklaroi për televizionin shtetëror se fjalimet e Tramp dhe stërvitjet ushtarake konfirmojnë se administrate aktuale amerikane ka vendosur të provokojë një luftë.

Diktatura koreanoveriore këmbëngul se Uashingtoni ka zgjedhur një strategji të afrimit gradual drejt luftës, dhe tashmë shpërthimi i saj është thjesht një cështje kohe.

Zëdhënësi i ministrisë së jashtme te Koresë së Veriut tha se vendi i tij nuk do luftë por nuk do ti shmanget asaj dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të paguajnë shtrenjtë pasojat e këtij konflikti.

Një ditë më parë sekretari i përgjithshëm  i NATO-s, Jens Stoltenberg shpjegoi këndvështrimin e Uashingtonit duke shtuar se testi më i fundit i Koresë së Veriut tregoi se raketa bërthamore mund të arrijë në vendet aleate.

Gjithësesi diplomacia ndërkombëtare ka shtuar përpjekjet, të mërkurën nisi një vizitë e pazalontë prej katër ditësh e kreut të cështjeve politike të OKB-së, amerikani  Jeffrey Feltman, në Korenë e veriut për të diskutuar rreth cështjeve të shqetësimit të përbashkët. Feltman është personi i parë i autorizuar për të vizituar Penianin që nga viti 2010. Ai nuk përfaqëson Shtetet e Bashkuara të Amerikës por vizita e tij mund të shërbejë për të ulur tensionet mes dy vendeve./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono