Paralajmërimi i BB-së për rritjen ekonomike, Malaj: Lajm jo shqetësues

19:32 | 08/10/201919:320

Banka Botërore ndryshoi parashikimet për rritjen ekonomike të Shqipërisë për vitin 2019. Në konferencën ku u paraqit Raporti Ekonomik Rajonal për Ballkanin Perëndimor, Banka Botërore korrigjoi treguesit duke thënë se ekonomia shqiptare do të rritet me 2.9 për qind nga 3.8 për qind që kishin parashikuar në fillim të këtij viti.

Eksperti i ekonomisë dhe i financave, Arben Malaj, tha këtë të martë se rënia me 1% e rritjes ekonomike nuk është lajm shqetësues. Gjatë një interviste për ABC News, ai theksoi se vendi është i varura nga burimet energjetike dhe për këtë arsye duhen gjetur mënyra të tjera konkurruese për të rritur ekonominë.

Rënia me 1% e rritjes ekonomike është lajm jo i mirë, por jo shqetësues, në kuptimin që jo ndonjë gjë e madhe ka ndodhur. Duhet të theksojmë se kjo ulje është kryesisht për rënien e prodhimit të energjisë. Nuk mund justifikohemi më që jemi kaq të varur nga shiu. Një vend kur bën një strategji afatgjatë mendon si të ushqejë më mirë rritjen ekonomike. Ne kemi historikisht varësi nga burimet energjetike, por duhet të gjejmë sektorë të tjerë ku jemi më konkurrues dhe nuk na lenë ne në mëshirë të fatit. Rritja më e madhe  është e rëndësishme në dy aspekte. Së pari rrit të ardhurat në duar që marrin njerëzit dhe e dyta na zvogëlon distancën me vendet e tjera të BE-së dhe pastaj në mënyrë graduale me vendet tradicionale të BE-së. Ky mesazh i BB, parashikimi që bën në vijim mendoj se ka nevojë për disa reforma thelbësore në ekonomi dhe vonesa në këto reforma krijojnë shqetësime”, tha Malaj.

Për këtë ai mori në shembull studimin e FMN-së në Bosnjë në lidhje me kompanitë publike.

“Nga një rishikim kritik i FMN-së, po të menaxhoheshin me kujdes rritja arrinte në 3.5. Unë mendoj që po të menaxhohen në Shqipëri rritja mund të jetë 1.5, pra ja nga e nxorrëm një burim”, tha Malaj./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono