Parada homoseksuale në Serbi, kryeministrja Brnabiç: Mesazh për paqe dhe tolerancë

16:04 | 16/09/201916:040

Në Beograd është zhvilluara parade e homoseksualëve kryesisht për mbrojtjen e të drejtave të këtij komuniteti. Kryeministrja serbe Ana Brnabic, një homoseksuale e deklaruar, bëri apel për paqe dhe tolerancë.

Parada gay në Serbi. E nisin më këngët e Dua Lipës. Është hera e gjashtë që organizohet protesta për të drejtat e këtij komuniteti.  Qindra aktivist nga i tërë rajoni janë mbledhur për të kërkuar më shumë të drejta. Parulla dashurie duan të çojnë dhe të drejta për të gjithë. Shqiptarët janë vellëzërit tanë shkruhet në këtë pankartë.

Një mesazh për paqe dhe dashuri e solli edhe kryeministrja serbe, Ana Brnabic, e cila është e deklaruar si pjesë e komunitetit. Ajo tha se po bëhet gjithënjë më e lehtë, por ka ende punë për të bërë. Bashkë me partneren e saj, një mjeke nga kryeqyteti serb, ajo u paraqit në mbështetje të kësaj parade.

 “Kjo është e rëndësishme për Serbinë, pasi jepet mesazh për paqe dhe tolerancë,  dhe kjo është dicka që duhet ta kultivojmë edhe më shumë.”

Kështu dukej vite më parë kjo paradë: përleshje pafund me huliganët me qindra të arrestuar e të plagosur. Tani aktivistët nga Serbia pretendojnë se do të jenë organizatorë të paradës evropiane pas dy vitesh për të dëshmuar arritjen e të drejtave të njeriut.

Ata që e kundërshtojnë tani paradën janë vetëm një numër i vogël njerëzish, kryesisht konservatorë që këndojnë këngë patriotike dhe kishtare për të mbrojtur familjen. Të dyja palët u përballen, por vazhduan në drejtimet e tyre.

Në këtë paradë kanë qenë edhe dhjetëra shqiptarë nga Shqipëria dhe Kosova që kanë qëndruar në Serbi prej disa ditësh.

Dy prej tyre, thonë se mbështetja për tërë rajonin tregon progres për të gjithë. Ajo që ngelet shqetësuese për ta është se diskriminimi vazhdon pavarësisht ligjeve progresiste që sjellin qeveritë.

Qeveria serbë u premtoi se do të punohet për mbështetjen e tyre. Kryeministrja serbe tha se gjithçka një ditë do të jetë normale.

E gjithë ngjarja përfundoi me performanca të ndryshme përfshirë edhe shqiptarët që kësaj radhe nuk e patën problem të paraqiten me muzikë shqip dhe morën mbështetje./ABC News Albania 24/7

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono