Para me fajde për një javë, 12 të arrestuar në Shkodër

11:00 | 14/03/2019

Policia e Shkodrës ka arrestuar 12 persona të cilët jepnin para me fajde. Në këtë skemë ishin përfshirë noterë dhe policë.

U jepnin para me fajde për një javë, po nëse klientët nuk mund t’i kthenin ata u merrnin pronën, shtëpite dhe gjithçka kishin.

Kështu vepronte grupi i skemës së fajdeve në Shkodër, në të cilën ishin përfshirë 22 persona, mes tyre avokatë, policë dhe ish kancelari i gjykatës.

Zbulimi u bë pas disa muaj hetimi të Prokurorisë së Shkodrës, e cila me vendim gjykate kishte realizuar një sërë përgjimesh në ambjente të ndryshme.

Si rezultat 12  persona u arrestuan mëngjesin e kësaj të enjte, kurse katër të tjerë u shpallën në kërkim.

Noterja Valbona Hajdari  dhe dy punonjës policie u pezulluan nga detyra. Një nga të arrestuarit është edhe ish kancelari i Gjykatës së Shkodrës Artan Dragani.

Denoncimi për këtë rast është bërë nga biznesmenë të ndryshëm, mes tyre edhe ish prefekti Paulin Radovani. Operacioni u drejtua nga Vehbi Bushati, drejtori i policisë së Shkodrës , Tonin Voci, Drejtor i Krimeve  të Rënda në policinë e Shtetit dhe Sokol Bizhga nëndrejtor i Policisë së Shtetit. Disa nga të akuzuarit e dosjes kanë arritur të largohen dhe policia nuk i ka gjetur në shtëpi. Aksioni që zgjati rreth dy orë është mbajtur në fshehtësi të plotë.

Sipas njoftimit të policisë, u provua përfshirja e tyre në veprimtarinë e organizuar të dhënies hua, jashtë sistemit bankar, të shumave të konsiderueshme të të ardhurave monetare.

Dhënia hua e këtyre shumave ishte për interesa shumë të larta që variojnë nga 3%-20% në javë nga ana e personave të implikuar.

Gjatë hetimit të kryer rezultoi përvetësimi nga ana e të dyshuarve të disa pasurive të luajtshme, automjete të regjistruara në emër të tyre dhe pasurive të paluajtshme (toka, apartamente, dyqane), prona për të cilat kishte kaluar pronësia në emër të të dyshuarve.

Për këtë veprimtari kriminale janë përfshirë 22 persona si dhe janë sekuestruar 20 makina me vlerë  500 mijë Euro, dhe 80 aparate celularë.

 

 

 


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono