Para, gjatë dhe pas tërmetit: Çfarë duhet të kemi parasysh për të shpëtuar veten dhe pronën

16:54 | 26/11/201916:540

Tërmetet e sotme të cilët deri më tani kanë shkaktuar 18 të vdekur dhe një qindra të lënduar kanë rikthyer vëmendjen tek marrja e masave para, gjatë dhe pas këtyre fatkeqësive natyrore.

Abcnews.al ju sjell ndërmend disa masa që duhen marrë në raste të tilla për sigurinë vetjake, por edhe të pronës:

-Nëse nuk jeni të bindur që banesa juaj është e projektuar që mund të përballojë një tërmet atëherë me ndihmën e një specialisti mund të përforconi muret mbajtëse dhe lidhjet mes mureve dhe çatisë.

-Mundohuni të shmangni vendosjen e mobilieve të rënda.

-Siguroni mirë në mure, raftet, bibliotekat, piktura dhe pasqyrat.

-Gjithmonë vendosni objektet më të rënda në katet e poshtme të rafteve.

-Në kuzhinë siguroni që dyert e rafteve ose sirtarëve ku mbani pjatat, gotat, filxhanët dhe thikat të mos hapen në rast të lëkundjeve të tërmetit.

-Mësoni ku janë dhe si të mbyllni rubinetat e gazit, ujit dhe automatin kryesor të energjisë elektrike.

-Përcaktoni pikat më të sigurta të banesës, ku të strehoheni në rast termeti: poshtë kasave të dyerve, në cepat e mureve ose poshtë tavolinës dhe krevatit.

-Mbani gjithnjë në shtëpi një kuti të ndihmës së shpejtë, një elektrik dore, një radio me bateri. Për këto sigurohuni që çdo pjesëtar i familjes të dijë se ku ndodhen.

-Eleminoni çdo situatë që në rast tërmeti mund të përbëjnë rrezik për ju dhe familjen tuaj.

Mos harroni që nëse jeni punëdhënës, planifikoni paraprakisht një plan urgjence, trajnoni punonjësit tuaj dhe praktikoni stërvitje tërmeti rregullisht.

ÇFARË DUHET TË BËJMË GJATË NJË TËRMETI?

-Nëse gjendeni në një vend të mbyllur shkoni menjëherë poshtë traut të banesës, në kasën e dyerve ose pranë një muri mbajtës.

-Duhet të keni kujdes nga gjërat që mund t’ju godasin si xhama, mobilie etj.

-Kini kujdes në përdorimin e shkallëve. Shpesh herë janë pak rezistente dhe mund të dëmtohen.

-Është mirë të shmangni përdorimin e ashensorit. Mund të bllokohet ose të jetë dëmtuar.

-Kini kujdes nga pasoja të tjera nga tërmeti, si shembjet e urave, rrëshqitjet dhe rrjedhjet e gazit.

-Nëse jeni në ambient të hapur largohuni nga ndërtesat e larta, pemët, shtyllat elektrike pasi mund të goditeni nga materiale të ndryshme.

ÇFARË DUHET TË BËJMË PAS TËRMETIT?

-Sigurohuni që personat rreth jush janë në gjendje të mirë shëndetësore.

-Dilni me kujdes nga banesat.

-Mos harroni të vishni këpucët pasi jashtë mund të ketë xhama dhe sende të tjera dhe mund të dëmtoheni nga këmbët.

Më e rëndësishmja: Në raste të tilla mundohuni të ruani qetësinë. /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono