Paqartësia për zgjedhjen e Kryeprokurorit

15:08 | 16/12/2017

Të hënën Parlamenti do të mblidhet në seancë plenare ku pjesë e rendit të ditës është edhe miratimi i Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm. Sipas relacionit të Komisionit të Ligjeve, vetëm 3 nga 7 kandidatët plotësojnë kushtet formale ligjore. Por edhe vetë mbrenda mazhorancës ka paqartësi sesi dhe se cili prej këtyre kandidatëve do të mbërrijnë për votim në seancë, në kushtet kur kandidatëve po u kërkohet mbështetja me firmë e të paktën 28 deputetëve.

Kur mbeten pak orë nga séance parlamentare e të hënës, ku Parlamenti ka në rendin e ditës zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm, mbetet e paqartë se kush prej kandidatëve dhe si, do t’I shkojë deputetëve për votim.

Të premten, Komisioni I Ligjeve miratoi një relacion ku gjykohej se vetëm 3 prej 7 kandidatëve I plotësonin kushtet formale ligjore. Pak orë më vonë, nga studio e emisionit Byro Politike në ABCneës, relatori Bledi Çuçi, pohoi për herë të parë se kandidaturat duhej të shoqëroheshin me 28 firma deputetësh për të mbërritur deri në votim.

Nevoja për të shoqëruar kandidaturat me 28 firma deputetësh, jo vetëm që nuk përmendet në procedurën e miratuar nga Komisioni I Ligjeve për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm, por socialistët gjatë mbledhjes së grupit parlamentar, mburreshin se enkas nuk kishin zgjedhur këtë rrugë.

Sikur të mos mjaftonte kjo, çfarë shtojnë më shumë paqartësinë, janë fjalët e vetë relatorit Çuçi, sipas të cilit dokumenti I hartuar prej tij e që mori miratimin e Komisionit të Ligjeve, nuk përmban një vendim kualifikues apo skualifikues për 7 kandidatët.

Këto zhvillime krijojnë mundësinë e një skenari të ri: në rast se asnjë prej kandidaturave nuk arrin të gjejë mbështetjen e 28 deputetëve, votimi të hënën i Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm mund të dështojë.

Ajo që dihet është se një deputet nuk mund të mbështesë me firmën e tij më shumë se një kandidat. Edhe duke u ndarë në grupe prej 28 firmash, 74 parlamentarët e PS-së mund t’i propozojnë seancës vetëm dy prej 3 kandidaturave që plotësojnë kushtet formale ligjore. /abcnews.al

 


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono