Papa në Kili, kërkon falje për abuzimet e kishës

20:55 | 16/01/2018

Në Kili, Papa Françesku u ka kërkuar falje viktimave të abuzimeve seksuale nga përfaqësuesit e kishës. Por ai ka hasur në reagimin e kritikëve, të cilët kanë deklaruar se është koha që Ati i Shenjtë të kalojë nga fjalët tek veprimet.

Në fjalimin e tij të parë zyrtar në Kili, Papa Françesku ka deklaruar se ndjen “dhimbje dhe turp” për skandalin seksual që ka tronditur Kishën Katolike në këtë vend. Gjithashtu, gjatë fjalimit të tij, ati i shenjtë u ka kërkuar falje viktimave të abuzimeve.

“Më vjen keq për dëmin e pariparueshëm që u është shkaktuar viktimave të abuzimeve seksuale nga përfaqësuesit e kishës”, ka thënë Jorge Bergoglio.

Por në Kili, Papa është kritikuar gjerësisht për vendimin e tij për të emëruar një peshkop të akuzuar se ka mbuluar abuzimet e kryera nga një prift.

Dhe për aktivistët e të drejtave të viktimave të abuzimeve, fjalët e tij nuk mjaftojnë.

“Kjo nuk mjafton. Ajo që ne kërkojmë nga Papa është që ai të veprojë”, ka thënë Juan Carlos Cruz.

Rasti i at’ Karadima, një prift influent që u shpall fajtor nga Vatikani për abuzim të fëmijëve të vegjël, tronditi Kishën Katolike në Kili. Kritikët pretendojnë se peshkopi i emëruar nga ati i shenjtë, Juan Barros përdori postin e tij për të penguar hetimet ndaj priftit.

Ata e akuzojnë Papën se shpërfilli kërkesat e tyre për të rishikuar vendimin e tij.

“Ka gjëra konkrete që ai mund të bëjë, si për shembull të largojë priftërinj që janë akuzuar dhe dënuar nga sistemi kilien i drejtësisë, ose ligji kanunor se kanë kryer apo se kanë fshehur abuzimet seksuale”, ka thënë Cruz./abcnews.al



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono