Panuçi shpall listën për Skocinë në Ligën e Kombeve

17:02 | 07/11/2018

Dy emra të rinj bëjnë pjesë në listën e kombëtares për ndeshjen ndaj Skocisë në Ligën e Kombeve. Trajneri Panuçi thirri kapitenin e Kosovës U21, Ardian Ismajlin.

Pritej që do të shkaktonte edhe një të papritur tjetër në listën e tij. Kristian Panuçi e bëri realitet atë që mendohej, ndërsa shpalli listën e lojtarëve për Skocinë në Ligën e Kombeve, ku pati dy risi.

Ardian Ismajli, kapiten i Kosovës U21, ishte emri që ra më shumë në sy. Mbrojtës i Hajdukut të Splitit në Kroaci ishte përfolur se do të pranonte ftesën e Shqipërisë, dhe 22-vjeçari besohet se është një përforcim i mirë.

Po ashtu kthehet Loret Sadiku, që ka qenë pjesë e kombëtares në kohën e De Biazit. Mesfushori 27-vjeçar luan në Superligën e Turqisë, për Kasëmpashanë, ndërsa pati 4 ndeshje me Kosovën.

Kombëtarja do të vazhdojë të ketë mungesa për ndeshjen ndaj Skocisë dhe për miqësoren me Uellsin. Sulmuesit Sadiku e Cikalleshi, si dhe lojtari i krahut, Roshi, mbeten të dëmtuar.

Panuçi ka thirrur të gjithë veteranët e tjerë, por edhe lojtarë të rinj si Vrionin apo Dermakun, që i pati edhe në ndeshjet e fundit,.

Kombëtarja luan në 17 nëntor ndaj Skocisë në “Loro Boriçi” të Shkodrës, ndërsa në 20 të po këtij muaji, ka miqësoren ndaj Uellsit në “Elbasan Arena”.

Ajo ndodhet në vend të fundit në grup, pas fitores me Izraelin, dhe humbjeve në Skoci dhe në Izrael, ndërsa duhet të fitojë me rezultat 3-0 për të pasur mundësi kualifikimi. /abcnews.al




Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono