Panariti: JO-ja e negociatave një dëshpërim për rininë shqiptare

18:28 | 17/10/201918:280

Mbrëmjen e sotme në studion e ABC News në rubrikën Intervista me gazetaren Juli Xhokaxhi, ka qenë i ftuar ish-ministri i jashtëm Edmond Panariti. Panariti tha se Shqipëria nuk ka bërë ende asnjë hap, në lidhje me 9 kushtet e vendosura nga Gjermania, për hapjen e negociatave. Sipas Panaritit, PO-ja gjermane është dhënë me kushte të forta, për të cilat ende nuk janë parë rezultate. Ish-ministri gjithashtu tha se, Franca ka paguar një kosto të rëndë, në raport me Shqipërinë, për hapat që janë hedhur drejt integrimit.

Juli Xhokaxhi: iMacron duket se këmbëngul në Jo-në e tij, nëse do të bënim një gjykim të ftohtë dhe të drejtpërdrejtë duhet t’ia kërkojmë përgjegjësinë vetëm Parisit apo kemi përgjegjësitë tona.

Edmond Panariti: Për tju përgjigjur në mënyrë objektive pa asnjë lloj pasioni, supozoni se pozicioni i Francës nuk është në rolin vendimmarrës dhe shihni pozicionet e shteteve që tashmë janë shprehur. Grupi i shteteve tradicionale të cilët vazhdimisht kanë qenë pro hapjes së negociatave e kryesuar nga Italia dhe krejt blloku perëndimor, ke grupin e vendeve skeptike që janë Holanda, e cila është shprehur për JO në parlamentin e saj. Edhe Gjermania është shprehur për PO në paradhomë por jo në dhomë  gjithsesi de fakto për 9 kushtet nuk kemi bërë asnjë hap drejt tyre.

Juli Xhokaxhi: Po thoni që Kryeministri Edi Rama po lexon vetëm paragrafin e parë të PO-së së Gjermanisë?

Edmond Panariti: Këtë kam frikë. PO-ja gjermane, nuk kemi asnjë hap për reformën në drejtësi në konstituivin e institucioneve të drejtësisë, nuk kemi ende asnjë hap për dënimin e personave që tashmë janë të evidentuar në dosjet e përgjimit, nuk kemi asnjë hap për proceset hetimore ndaj gjyqtarëve të cilët u përfshinë në procesin e vetingut, nuk kemi asnjë hap për gjykimin nga gjykata kushtetuese të legjitimitetit të zgjedhjeve të 30 qershorit, pra shihni se sa e gjatë është radha e kushteve dhe prandaj po ta lexosh ato që u hapën, e lexon thjesht për ta marketuar politikisht, por ky është një lexim jo realist dhe praktikisht PO-ja gjermane është në një farë mënyre kalim në paradhomë e Shqipërisë dhe Franca nuk do të na fusë as në paradhomë.

Juli Xhokaxhi: Si e shihni deklaratën e Macron kur thotë se me Shqipërinë kemi vepruar gabim?

Edmond Panariti: Franca ka paguar në raport me Shqipërinë një kosto të rëndë. Nëse do të shikoni azilkërkuesit shqiptarë në Francë janë të parët për nga numri i popullsisë dhe të dytët pas afganëve për kërkesat e azilit. Ju e dini që është një problem jashtëzakonisht i rëndë. Është krijuar një stigmë dhe një opinion negativ për Shqipërinë. Pozicioni i Francës duket që është on block kundër Ballkanit perëndimor. Pozicioni i Francës mbetet një pozicion i Veto-s dhe ne futemi në një ngërç të rënduar. Është një dëshpërim për të gjithë popullin shqiptar por sidomos për rininë shqiptare.

Juli Xhokaxhi: Si i shihni qëndrimet e dy kryeministrave ?

Edmond Panariti: Zaev e futi në kuadër të një sfide personale dhe tha që nëse nuk e arrin hapjen e negociatave ai largohet ndërsa Rama tha se diellin do të lindë sërisht dhe jeta vazhdon normalisht, pra janë dy qëndrime krejt të ndryshme të të dyve./abcnews.al

 

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono