Panairi i Librit Ulqin 2018 bën bashkë trevat shqiptare

15:20 | 04/08/2018

Për 18 vite me rradhë në Ulqin po organizohet Panairi i Librit. 45 botues do të jenë të pranishëm gjatë ditëve të panairit të cilët do të prezantojnë botimet e reja. Aktiviteti ka ngjallur interesin e qytetarëve të Ulqinit dhe pushuesve.

Konsiderohet aktiviteti më i rëndësishëm kulturor gjatë verës në Ulqin.
Për të 18-in vit me rradhë në këtë qytet bregdetar është organizuar Panairi i Librit.
Pjesëmarrës janë botues nga Tirana, Shkodra, Podgorica, Prishtina, Shkupi, Tetova dhe Gostivari.
Në hapjen solemne mori pjesë Ministri i Kulturës i Malit të Zi Aleksandar Bogdanoviq, si dhe Zëvendës Ministri i Turizmit dhe Mjedisit të Shqipërisë Hajrullah Çeku.
Një nga organizatorët e këtij panairi që në fillimet e tij është Irena Toçi, Drejtuese e Institutit të Librit dhe Promocionit.

Irena Toçi: “Është një event që i ka dhënë këtij qyteti një dritë tjetër, që i ka dhënë këtij qyteti një rëndësi tjetër këtë muaj të turizmit dhe mikpritjes të qindra e qindra shqiptarëve, jo vetëm të ulqinakëve të larguar prej vitesh, por edhe të qytetarëve të Prishtinës e Kosovës apo të Shqipërisë dhe vendeve të tjera”.

Nëpërmjet kulturës mund të promovohemi më mirë si popuj, tha zv ministri i Turizmit Hajrullah Çeku.

Hajrullah Çeku: “Besojmë se kultura është pasaporta më e mirë e popujve tanë dhe është mundësia jonë e artë që të prezantohemi sa më mirë para botës dhe në të njëjtën kohë për nevojat tona të zhvillimit turistik përmes produkteve të përbashkëta rajonale, siç është rasti dhe me organizimin e panairit”.

Në këtë panair do të prezantohen botime të reja të autorëve të ndryshem ku interesi i pushuesve dhe qytetareve te Ulqinit është mjaft i madh.
Aktiviteti i librit erdhi nën kujdesin e Qendrës Kulturore të Ulqinit, Instituti i Librit dhe Promocionit në Tiranë, Organizata Turistike e Ulqinit dhe Komunës Ulqin./abcnews.al



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono