Pamje të dhimbshme nga Turqia, ende 22 persona janë nën rrënoja

20:45 | 25/01/202020:450

Ekipet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë punën edhe gjatë natës duke shpresuar të nxjerrin njerëz të gjallë nga rrënojat. Termeti shkatërrimtar që goditi Turqinë të premten, u ka marrë jetën deri më tani 29 personave, dhe mbi 1400 kanë mbetur të plagosur.

Ministri i Brendshëm Suleyman Soylu tha se përafërsisht 22 persona janë ende nën rrënoja, ndërsa deri më tani janë arritur të nxirren gjallë nga rrënojat 43 njerëz.

Tërmeti me magnitudë 6.8 tronditi provincën Elazig, në lindje të kryeqytetit Ankara, rreth orës 19:00 të ditës së premte.

“Në fshatin tonë disa njerëz humbën jetën. Shpresoj që Zoti do të na ndihmojë”, tha Sinasi. “Kafshët tona ngordhën. Familjet e kaluan natën të mbuluar me batanije pranë një zjarri të vogël”, tha më tej ai për Reuters.

Njëzet e pesë persona vdiqën vetëm në Elazig dhe katër të tjerë në provincën fqinje të Malatya.

Ministri i Shëndetisë, tha se 128 persona të lënduar po marrin trajtim ku 34 prej tyre janë gjendje më kritike.
Presidenti Tayip Erdogan anuloi axhenden dhe udhëtoi për në Elazig dhe Malatya për të inspektuar ekipet e shpëtimit. Ai gjithashtu mori pjesë në ceremoninë e varrimit të një gruaje që vdiq bashkë me djalin. “Ne po bëjmë gjithçka për të shpëtuar jetë dhe po përpiqemi që askush të mos mbetet pa ushqim”, tha ai.

Praprakisht janë identifikuar 514 ndërtesa të dëmtuara rëndë dhe 409 ndërtesa të dëmtuara lehtë në Elazig dhe Malatya, ndërsa 72 objekte u shemben duke zënë brenda shumë njerëz. /abcnews.al

 

 

 


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Të lidhura

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono