Palmer në Slloveni: SHBA mbështet çeljen e negociatave në Tetor

08:55 | 04/09/201908:550

Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin çeljen e negociatave në Tetor për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në Bashkimin Europian. Qëndrimi vjen nga i dërguari i posaçëm i Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor Methju Palmer, gjatë fjalës së tij në Forumin Strategjik të Bledit, në Slloveni.

“Kjo është detyra ime, të jem i pranishëm, të udhëtoj përqark Europës e të bashkëpunoj me aleatët tanë, për të arritur qëllimin parësor, që është integrimi i Ballkanit në Bashkimin Europian. Kjo është thelbësore për SHBA-të, për angazhimin amerikan në rajon. Disa nga objektivat më të mëdhenj janë, të ndihmojmë Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë të sigurojnë çeljen e negociatave me BE në Tetor.”

Zv/ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit foli edhe per dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, duke u bërë thirrje të dyja palëve të bëjnë një hap pas nga kushtet e tyre dhe te vazhdojne ne tryezen e negociatave.

Për  Prishtinën zyrtari amerikan perseriti thirrjen per pezullimin e taksës 100% ndaj importeve serbe. Po ashtu Methju Palmer i kërkoi Beogradit të ndalojë fushatën ndërkombëtare për tërheqjen e njohjeve ndaj Kosovës. /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono