Pallati në rrezik: Kryetari më kërcënoi se do më vinin prangat

16:16 | 04/12/201916:160

Tërmeti i 26 nëntorit ka nxjerrë në pah mënyrë abuzive se si janë dhënë lejet e ndërtimit në Durrës. Në vitin 1997 ky zotëri ndërtoi shtëpinë e tij private disa metra larg rrugës kryesore, por 7 vite më parë përpara godinës së tij u vendos një tabelë për ndërtimin e një pallati 8 katësh.

Kur vendosi të denoncoj distancën e afërt të pallatit që po ndërtohej me banesën e tij private ai deklaron se Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako e ka kërcënuar duke e paralajmëruar se nëse nuk heshte do të përfundonte në burg.

“Mua më ka thënë që po fole do të vihen prangat. Kryetari i bashkisë pra më tha do të vë hekurat po fole. Kam shkuar 7 herë ta takoj, ai dilte nga dera e pasme”.

Kur lëkundjet e këtij nëntorit e lëkundën Durrësin, pallati që ngrihej ngjitur me shtëpinë e tij pësoi dëme të konsiderueshme dhe iu vendos shiriti si i pabanueshëm dhe banorëve iu kërkua të braktisin objektin pasi kishte rrezik të shembej.

“Vihet me frikë. Duhet të mbahet distanca. Këta nuk e kanë mbajtur. Kur i kam thënë më tha pusho se…dhe smë ka lejuar askush të flas një fjalë. Më kanë shembur këtë murin këtu, me zor e bëra, dikush më tha që po të ndihmova ty më heqin prej pune”.

Por krahas pallatit urdhri për të dalë nga banesa iu dha edhe pronarit të vilës 3 katëshe e cila rrezikohej të zihej poshtë nga pallati 11 katësh.

Prej më shumë se 1 jave, pronarët e banesës private janë duke u konfliktuar me ndërtuesit duke kujtuar edhe historikun që ndoqi ndërtimi i vilës.

Pavarësisht se Pallati është shpallur i banueshëm, qytetarët kanë vendosur të largojnë orenditë e tyre, nga ndërtesa gjysmë e rrënuar, ndërkohë që ekspertët do të vendosin vulën përfundimtare, nëse do të shembin apo jo objektin 11 katësh./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono