Paketa ligjore e sportit, “digjet” edhe një afat tjetër

15:03 | 10/10/201915:030

“Na thuaj një datë zoti kryeministër”, ishte kërkesa e Ardjan Takajt, presidentit të Skënderbeut në tavolinën e përbashkët që FSHF dhe klubet shqiptare të futbollit patën me përfaqësues së qeverisë dhe vetë kryeministrin Edi Rama. Kanë kaluar shumë kohë nga ai takim, ku u mor premtimi se për 100 ditë do të miratohej një ligj që t’i jepte frymëmarrje sportit, duke miratuar një paketë ligjore me lehtësia fiskale për ata që investojnë në sport.

Rreth dy javë më parë pati një takim në FSHF mes presidentëve të Superiores dhe Ardjan Takaj i Skënderbeut u shpreh se do të kishte të reja javën e parë të tetorit. “Nuk isha skeptik për ligjin e sportit. Doja një datë sepse, ky është një projekt shumë serioz. Qeveria brenda javës së parë të tetorit do të nxjerrë ligjin, që është shumë i vlefshëm për sportin. Jemi të fundit në rajon që po e bëjmë”, deklaronte Takaj.

Ardjan Takaj, presidenti i Skënderbeut, gjatë një interviste për ABC News

Java e parë e tetorit po kalon dhe ende në parlament nuk ka kaluar ligji i ri. Do të ishte një frymëmarrje jo vetëm për futbollin, por për çdo sport. Kryeministri kishte premtuar që në shtator do të kishte përfunduar gjithçka, por bota e sportit duhet ende të presë.

PREMTIMI – Klubeve do t’u ulen nga tatimet deri në 20 për qind për investimet në sport. Burime në Federatën Shqiptare të Futbollit bëjnë me dije për ABC News, se ky është premtimi i kryeministrit Rama, ndërsa Ministria e Financave dhe Tatimet nuk pranuan që shifra të rritej në 30 për qind, aq sa e ka Kosova. Aktualisht, ligji shqiptar njeh ulje deri në 3 për qind.

Një tjetër ndryshim i rëndësishëm do të jetë falja e kamatëvonesave dhe gjobave për mospagesën e tatimeve, duke u lënë vetëm detyrimin. Kjo mund të përgjysmojë borxhet e klubeve ndaj shtetit. Është ende në diskutim teknik zerimi i tatimit mbi pagat, pasi nuk është vendosur ende periudha, nëse kjo do të jetë 3, 5 apo 7-vjeçare, ndërsa klubet kishin kërkuar të paktën 5 vjet. /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono