“Paketa e Solidaritetit”, Ahmetaj: Kemi dhënë më shumë para se opozita

12:10 | 04/09/2018

Se cila qeveri ka dhënë më shumë para për shtresat në nevojë dhe pensionistët i ka dhënë përgjigje ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, duke publikuar shifrat e ministrisë që drejton.

Po ta shikoni kam bërë një krahasim të qeverisjes 8 vjeçare të PD-së dhe qeverisjes 4-vjeçare të PS-së. Totali i qeverisjes së Partisë Demokratike ka qenë 10.5 miliardë në 8 vite. Po ta shikoni profilin e dhënies së bonusit gjatë qeverisjes së tyre është një herë në dy vjet gjatë viteve elektorale. Ndërsa po ta shikoni atë që kemi bërë në 4 vite është 11.3 miliardë.

Nuk i ka përballë deputetët e opozitës në mbledhjen e parë të Komisionit të Ekonomisë për këtë sesion të tretë parlamentar, por nëpërmjet medias i kërkon të mos e vazhdojnë më debatin për shtresat nën nevojë.

“Pra për qytetarët që duan të dëgjojnë kjo e mbyll atë debatin se kush ka dhënë më shumë, se kush ka pas vëmendje më shumë, kush ka tentuar të manipulojë financat publike në funksion të interesave elektorale.”

Me gjithë goditjen që ka dhënë kursi sërish balanca është e garantuar tha ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj.

 “Miratimi i një fondi në masën 3 miliardë lekë në shpërblimin e pensionistëve. Rreth 5 mijë lekë të reja në fund të vitit për pensionist për tu akorduar.”

Erjon Braçe: “Ma kujtuat juve, nuk do doja ta përmendja ne kemi premtuar 7 deri në 10 mijë lekë të reja për individ.Unë vazhdoj të insistoj qoftë tek pagat minimale qoftë tek pagat mesatare. Më lejoni t’jua ilustroj, kam marrë shifra prej jush. Shifra të xhiros vjetore dhe natyisht të fitimit të deklaruar gjatë viti që shkoi. Është e paimagjinueshme që një deputet i republikës së Shqipërisë të deklarojë fitim si aksioner, si pronar 10 milionë dollarë në vit, ndërkohë që ne diskutojmë 5 mijë lekëshin e pensionistëve”.

Në prezantimin e aktit normativ për buxhetin e vitit 2018, ministri Ahmetaj pasi renditi rekordet e arritura tregoi edhe goditjen e vetme që ka pësuar buxheti sipas tij.

“Për shkak të mbivlerësimit të lekut buxheti ka pësuar një goditje prej gati  miliardë lekë vetëm në kuadrin kohor brenda 8 muajve.”/abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono