Paketa e re fiskale, kryeministri viziton një prej bizneseve përfitues

13:58 | 04/01/201913:580

Nga 1 Janari ka hyrë në fuqi paketa e re fiskale prej së cilës bizneset nga 8 në 14 milionë lekë të reja xhiro vjetore, do të përfitojnë ulje të taksës së tatim-fitimit.  Kryeministri Edi Rama vizitoi një prej sipërmarrësve përfitues.

Kjo kompani mermeri këtë vit do të paguajë 5% tatim-fitim nga 15 % që ka paguar më herët. Paketa e re fiskale prej të cilës përfitojnë ulje takse bizneset me xhiro vjetore nga 8 deri në 14 milionë lekë ka hyrë në fuqi dhe kryeministri Edi Rama zgjodhi ta nisë vitin e ri me promovimin e saj.

“Unë bëja 100 milionë lekë xhiro në vit dhe paguaja 15 milionë lekë. Tani ne paguajmë 5 milion lekë. Unë do investoj më shumë tani. Do marr më shumë punëtorë”, u shpreh pronari i biznesit.

“Në fakt, kjo është zona më delikate e punësimit. Të gjithë bizneset, nga 8 milion në 14 milion xhiro vjetore, që, deri dje e kishin 15% taksën e fitimit, e kanë 3-fish më të ulët nga sot, por kanë kapacitete punësimi dhe vetëpunësimi shumë të mëdha. Ajo që është më e rëndësishmja, në këndvështrimin tonë, është që, duke ju lehtësuar 3-fish, ju japim mundësi, e para, që të zhvilloheni me investime të reja dhe besoj, menjëherë, ju do mendoni për një investim të ri për tu zgjeruar, për tu konsoliduar dhe e dyta, për të rritur punësimin dhe për të rritur pagat”, tha Rama. 

Ministri i Financave dhe Ekonomisë në detyrë, Arben Ahmetaj tregoi dhe kategoritë e tjera të sipërmarrjeve, por dhe qyetarëve që preken nga paketa e re fiskale.

“Kemi vazhduar me agrobiznesin, me të gjithë biznesin bujqësor, në kuadrin e shtytjes, mbështetjes së biznesit bujqësor, me qytetarët, klasën e mesme, me uljen e tatimit mbi të ardhurat personale. Paketa vazhdon me mbështetje po për bujqësinë, me uljen e TVSH-së, pra me zerimin e TVSH-së për inputet bujqësore dhe me normë të reduktuar për një sërë aktivitetesh të TVSH-së. Është viti me rritjen më të madhe ekonomike për Shqipërinë krahasuar në rajon”, tha Ahmetaj.

Sipas ministrit Ahmetaj, 91% e sipërmarrjeve në vend paguajnë 0 ose 5% tatim-fitimi dhe 98% e të punësuarve që paguajnë 5.5% taksë pune./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono