“Paketa antishpifje”, Lulzim Basha: Liria e medias ka pësuar regres nga viti në vit

21:44 | 15/12/201921:440

Lulzim Basha  e ka quajtur paketën “antishpifje” të propozuar nga qeveria, një luftë frontale kundër “fjalës së lirë”. Qeveria sipas kryedemokratit kërkon të fshehë dështimet përmes censurës së medias.

Ndryshimet në ligjin e medias që janë propozuar nga mazhoranca, sipas kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, janë një mënyrë censure ndaj medias, për të fshehur të gjitha abuzimet e qeverisë Rama.

Gjatë  aktivitetit të përvitshëm të Akademisë Politike, kreu i opozitës theksoi se liria e medias ka pësuar regres nga viti në vit.

 “Kjo qeveri dhe ky kryeministër do të paraqesin të mërkurën dy projektligje që janë shpallje lufte ndaj fjalës së lirë. Asgjë nuk është e rastësishme. Kjo qeveri do të fshehë abuzimet e saj përmes censurës së medias, ja pse i duhet paketa e ashtuquajtur anti-shpifje. Sipas indeksit të perceptimit të korrupsionit, kemi zbritur 8 vende gjatë viti të undit, duke e futur Shqipërinë në të njëjtin vend me Kolumbinë e Tailandën”.

Në një aktivitet ku shumica e të pranishmëve ishin përfaqësues të Forumit Rinor të PD, Basha theksoi disa premtime për të rinjtë.

Kur PD të jetë në pushtet, sipas tij do të ndryshojë ligji i arsimit të lartë, subvencionimi për tarifat e shkollimit për studentët nga familje me të ardhura të pakëta si dhe do të anulohen koncesionet e PPP që sipas tij janë korruptive.

Basha akuzoi qeverinë për mënyrën e menaxhimit të situatës pas tërmetit të 26 nëntorit./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono