“Paketa Anti KÇK krijesë vetjake e Ramës”, Balliu: Qeveria është simbol i krimit të organizuar

15:52 | 05/02/202015:520

Paketa Anti KÇK, është një ndër debatet më të mëdha që është ngjallur ditët e fundit në vendin tonë për shkak të faktit se si ajo shihet dhe interpretohet nga palët politike. Ish deputeti i Partisë Demokratike, Klevis BValliu këtë të mërkurë nga studio e lajmeve në ABC News është shprehur se paketa është në kundërshtim me kuhstetutën dhe sipas tij ajo është një krijesë vetjake e Edi Ramës.

Sipas tij është e pamundur që kjo qeveri të luftojë krimin e organizuar pasi Edi Rama është personi i vetëm që kontrollon të gjithë dhe ai është drejtpërdrejt I lidhur me krimin.

“Kjo nisëm nuk ka për qëllim që të luftojë krimin e organizuar dhe korrupsion sepse vetë kjo qeveri është vetë simbol i krimit të organizuar dhe korrupsionit, kjo qeveri është e shquar për inkriminimin e institucioneve të shtetit.Në rastin konkret nuk bësoj se ka ndonjë person sot në vend që mendon se Edi Rama ka ndonjë problem me krimin e organizuar përkundrazi ai e ka atë alerat dhe këtë e ka vërtetuar në disa raste. Me zgjedhjen e kryebashkiakëvë, me grupet e ngushta parlamentare, apo most ë flasim për lidhjet e tjhera të ngushta dhe gjatë zgjehdjeve në biznese, apo tendera siç është rasti i bizneseve siç është rasti i Edmond Begos, apo gruaja e Kajmakut e cila merr tendera pikërisht tek ministria e Brendshme ndërkohë që zotëria është në kërkim nga policia në këtë kontekst kjo nuk ka lidhje me luftën kundër krimit të organizuar. Kjo është një krijesë vetja e Edi Ramës, nuk ka asnjë lidhje as me ndërkombëtarët dhe as me SHBA në oasi këtu ka institucione që e luftojnë krimin por nuk e bëjnë pasi janë të lidhur drejtuesit me krimin,”tha Balliu

Ndër të tjera nga studio e abcneës.al, ish deputeti Balliu është shprehur se kryeministri Rama me KÇK, synon që të fshijë edhe këto pushtete duke i shpallur luftë edhe SPAK që nuk e kontrollon dot apo reformën në Drejtësi e cila është dhe financim nga SHBA.

“Si procedurë juridike kjo ngjason me atë të regjimit të hitlerit. Duhet të jemi të qartë legjislativi nuk ekzisto pasi është parlament monopartiak, gjyqsori është inekzistent, nuk ka asnjë të arrestuar në burgje deputet, ministër as vetë Edi Rama nuk ka shkuar në burg apo gjyq për shumë raste që kanë dalë në këto 7 vite. Me KÇK ai kërkon që të fshijë edhe këto pushtete duke i shpallur luftë edhe SPAK që nuk e kontrollon dot apo reformën në Drejtësi e cila është dhe financim nga SHBA. Ministri i Brendshëm është postpolitik i emëruar nga Edi Rama i cili kontrollohet nga vetë Rama dhe është ai që i jep urdhërat kush do të hetohet ose jo. Kjo është një shhpikje e Edi Ramën dhe ska lidhje as me Partinë Socialiste”, ka thënë ndër trë tjera Balliu.

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono