Pajisje të reja për shërbimin zjarrfikës në Tiranë

15:31 | 13/03/2018

Për një përgjigje më të shpejtë ndaj qytetarëve, Bashkia e Tiranës do të nisë rehabilitimin e disa prej stacioneve të zjarrfikësve në kryeqytet. Kryebashkiaku Erion Veliaj e bëri të ditur gjatë dorëzimit të pajisjeve të reja repartit të zjarrfikësve.

Uniforma, fikëse zjarri dhe mjete ndihmëse të reja. Një kontribut i qeverisë turke për shërbimin zjarrfikës të Tiranës. Falë përmirësimit të kushteve deklaroi kryetari i bashkisë së kryeqytetit në ceremoninë e dorëzimit të paisjeve, menaxhimi i rasteve të zjarrit do të jetë më i lehtë. Megjithatë, Erion Veliaj kërkoi ndihmën e qytetarëve.

Erion Veliaj: “Shpresoj që e kemi bërë punën pak më të lehtë falë kësaj ndihme dhe do të thosha që me mjetet e reja do kemi mundësi që, siç përballuam dimrin me sukses, të përballojmë me sukses edhe stinën e verës. Do të na duhet një ushtri me 10 mijë zjarrfikës që të trokasin në çdo derë. Kjo do të thotë se na duhet ndihma e publikut. Çdo qytetar që e di që ka një fqinj të sëmurë, që është i pamundur, i braktisur, duhet të ndihmojë. Dhe siç kemi pasur përkrahjen e qytetarëve gjatë këtyre muajve, do të vazhdojmë ta kërkojmë edhe në muajt në vazhdim për t’u siguruar që kemi sot një situatë ku sinjalistika na vjen nga çdo shkallë pallati, nga çdo administrator, dhe nga çdo komshi dhe fqinj i mirë”.

Ndërkohë, bashkia do të nisë rehablitimin e disa prej stacioneve të shërbimit zjarrfikës në zona të ndryshme të qytetit.

Erion Veliaj: “Më vjen mirë që sot kemi rritur standardin. Do të fillojmë tani me rehabilitimin e disa stacioneve të tjera që të jenë pak a shumë në të njëjtën gjendje”.

Pas ceremonisë, Kryetari i Bashkisë Veliaj, përfaqësuesit e ambasadës turke dhe të TIKA-s në Tiranë morën pjesë në mbjelljen e 250 pemëve përgjatë Unazës së Madhe./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono