“Paguante shpenzimet mjekësore për të ëmën”, merret vendimi për të riun shqiptar

19:57 | 23/10/201919:570

Dy vite e katër muaj burg do të vuajë një i ri shqiptar në Britani, pasi në banesën e tij u gjetën mbi 100 rrënjë kanabis. Sipas asaj që shkruajnë mediat, policia zhvilloi një operacion për bastisjen e shtëpisë së tij më 14 Shtator. Aty gjetën tre dhoma të përshtatura për rritjen e kanabisit.

Ndërkohë arrestimi i të riut shqiptar, 23-vjeçarit S. Gjikola u krye disa orë pas operacionit. Në fillim ai nuk ishte në shtëpi, por u kthye 8  orë më vonë. Këtu zbuloi policët të cilët gjendeshin në banesë. Më pas u bë dhe ndalimi i menjëhershëm i tij.

I riu kishte disa dokumente false. Bëhet fjalë për tre karta identiteti rumune, të tre me emra të ndryshme dhe dy patenta rumune. Të gjitha dokumentet kishin fotografinë e 23-vjeçarit. Gjikola tha përpara gjykatës se kishte shkuar në Britani përpara 6 muajsh.

Avokatja e tij sqaroi arsyet pse shqiptari ishte detyruar që të punonte aty. Shkak sipas saj ishin bërë borxhet që kishte marrë për të paguar shpenzimet mjekësore për të ëmën.

“Erdhi një moment që ai duhet të kthente paratë. Ishte në presion. Fillimisht punoi si pastrues në Londër. Shumica e parave që punonte u shkonin personave që i kishte marrë hua në Shqipëri. Kur erdhi në Stoke-on-Trent ai ishte i vetëdijshëm për operacioni, e dinte që po vepronte gabim, por kishte nevojë për paratë”, tha avokatja Catherine O’Reilli.

Kjo nuk e ndaloi gjykatësin ta dënonte shqiptarin, i cili në fund të dënimit do të deportohet në Shqipëri./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono