Pagë e njëjtë dhe super premio, Reja një hap larg rinovimit

21:58 | 18/11/201921:580

Nuk ka asnjë dyshim për kontratën e re të Edi Rejës me Federatën Shqiptare të Futbollit. Trajneri i kombëtares pritet të mbetet në detyrë deri në fund të eliminatoreve të Botërorit, me rrogë të njëjtë si më parë.

Kjo jetë nuk mund të ekzistojë pa dyshime, e kjo vlen edhe për zgjedhjet në futboll. Do të jetë apo jo Edi Reja sërish në stolin e kombëtares, ishte pyetja pas barazimit me Andorrën e humbjes me Francën, por në Federatën Shqiptare të Futbollit e kanë ndarë mendjen.

Italiani do të konfirmohet në stol, pavarësisht nga tronditjet e fundit, dhe ndonëse Duka nuk u shpreh qartë në përfundim të ndeshjes në Elbasan. Burime në Federatë bëjnë me dijë se Duka dhe Reja janë marrë vesh për gjithçka, e ndoshta edhe firma në kontratë mund të jetë hedhur.

Natyrisht, pritet të ketë një ceremoni rinovimi, siç ndodh gjithnjë, por që mund të jetë krejtësisht formale. Marrëveshja, sipas këtyre burimeve, do të jetë mbi të njëjtën bazë financiare si kontrata e parë. Edhe pse nuk ka shifra zyrtare, besohet se Reja fitonte 22-23 000 euro në muaj, ndërsa nuk ka diskutuar aspak për shifrat e akordit të ri.

Kontrata e re e 74-vjeçarit do të përfshijë Ligën e Kombeve të Europë, në periudhën  shtator-nëntor 2020, si dhe eliminatoret e Botërorit që pritet të jenë në mars 2021-29 mars 2022. Kjo do të thotë se Reja do të jetë në stol për gati 2 vjet e gjysmë, nëse gjithçka do të shkojë siç duhet dhe mund të përfitojë mbi 600 000 euro. Do të ketë edhe një shpërblim në rast kualifikimi për në Botëror, që pritet të jetë i njëjtë me atë të De Biazit, pra 200 000 euro. /ABC NEWS ALBANIA 24/7

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono