Oscar 2019: “Green Book”, filmi më i mirë

11:12 | 25/02/201911:120

Mbrëmja e çmimeve Oscar zgjodhi filmin më të mirë: “Green Book”, një rrëfim për miqësinë e veçantë mes një afroamerikani dhe italoamerikani. Aktorët më të mirë u shpallën Rami Malek dhe Olivia Colman.

Një epilog befasues ai në mbrëmjen e Oscar 2019. Filmi më i mirë është “Green Book” i Peter Farrelly, i cili la pas emra shumë të njohur të kinematografisë. Çmimin për regjisorin më të mirë e mori Alfonso Cuaron, për “Roma”.

Rami Malek, për “Bohemian Rhapsody”, e Olivia Colman për “La Favorita”, morën çmimet për aktorët më të mirë protagonistë. Ndërsa Lady Gaga fitoi Oscar për këngën më të mirë “Shallow”.

Nuk ishte mes emrave më të përfolur, por historia e miqësisë mes një afro-amerikani dhe një italo-amerikani e rrëfyer në “Green Book” ishte në një farë mënyre në linjë me atmosferën e situatës, pasi pjesa më e madhe e fjalimeve iu dedikua miqësisë dhe vëllazërisë, si dhe për luftën kundër racizmit.

Në këtë mënyrë në fund, çmimi për filmin më të mirë kishte dhe logjikën e përsosur. Filmi fitoi Oscar dhe për aktorin më të mirë jo protagonist: Mahershala Ali. “Green Book” bazohet në skenarin e aktorit Nick Vallelonga. Nuk pati asnjë çmim kryesor për “Roma”, të Alfonso Cuaron, por që gjithsesi rrëmbeu tre statuja: regjinë më të mirë, filmi më i mirë i huaj dhe fotografia më e mirë.

Katër statuja për “Bohemian Rhapsody”. Përveç asaj për aktorin më të mirë protagonist të fituar nga Rami Malek, filmi mbi historinë e Queen,  të cilët performuan në fillim të mbrëmjes, fitoi dhe për montazhin më të mirë, për tingullim më të mirë dhe montazhin muzikor më të mirë.

Një zhgënjim i madh ishte për “La Favorita”, film i cili nga dhjetë nominime arriti të marrë vetëm një çmim, atë për aktoren më të mirë jo protagoniste./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono